ROMË- Kriza e emigrantëve dhe fluksi i tyre drejt Evropës është bërë qendra e debatit mes politikanesh dhe krerëve politik të shteteve anëtare por jo vetëm.Ministri i Brëndshëm i Italisë Angelino Alfano në një intervistë për corriere della sera ka theksuar se Shengeni nuk duhet të preket nga ky fluks.

Alfano në intervistën e tij ka thënë gjithashtu se në Europë mbizotëron nacionaliteti dhe pragmatizmi dhe se unioni duhet të zgjerohet pasi ditët e fundit në Mesdhe kanë humbur jetën shumë emigrant. "Kriza e emigrantëve nuk do të ndikojë në pakësimin e lirisë dhe as në pezullimin e Shengenit"-është shprehur ministri 

Sipas Alfanos zgjidhja e krizës është ende larg, ndërsa Italia është vetëm një pikë tranziti për emigrantët drejt Gjermanisë dhe veriut të Evropës. “Sapo firmosa për 10 mijë vende në sistemin Sprar. Do të financojmë 95% të kostove komunave për pritjen e refugjatëve.”­ shprehet ai.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)