Dita e diel është një prej më të ngarkuara në qarkullimin e mjeteve në rrugët që të çojnë apo të kthejnë nga bregdeti.
 
Kjo situatë krijon jo pak kaos mes drejtuesve të mjeteve në Jug të vendit. Një gjë e tillë ka ndodhur sërish sot duke krijuar trafik të rënduar në aksin rrugor Vlorë-Radhimë.
 
Fluksi i lartë i pushuesve ka bllokuar rrugën nga Radhima deri në Vlorë, pasi radhët shkojnë deri në 10 km.
 
Qindra makina janë të bllokuara duke shkaktuar stres dhe shqetësim të pushuesit që kthehen nga Jugu. 

[gallery]23399[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com