Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë në Spitalin Rajonal të Vlorës ku stafi i mjekëve dhe infermierëve po përballon një fluks të shtuar të urgjencave në këtë sezon turistik.
Nga Vlora, ministria Koçiu foli me shifra ku bëri të ditur se vetëm në këtë qytet bregdetar të jugut 12 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë drejt numrit 127 të Urgjencës Kombëtare, duke e çuar numrin e vizitave në banesa deri në ndërsa ku stafi 6645 vizita nga stafi mjekësor. Fluksi i qytetarëve lidhet edhe me numrin e madh të turistëve të huaj në këtë sezon verorë, theksoi ndër të tjera ministria Koçiu.
“Është shtuar numri i turistëve të huaj të cilët vijnë në Shqipëri kështu që edhe ndonjë simptomë problematike që kanë, janë institucionet si spitali, urgjenca dhe Qendrat Shëndetësore do duhet të përballojnë fluksin. Kjo kërkon një koordinim shumë të mirë të gjithë strukturave shëndetësore dhe ekipeve për të reaguar në kohë të shpejtë”, u shpreh ministrja Koçiu.
Ministrja tha se autonomia spitalore ku Spitali Rajonal i Vlorës është një prej 6 strukturave shëndetësore që ka nisur prej janarit të këtij viti aplikimin e autonomisë menaxheriale.
“Janë duke u bërë të gjitha praktikat e brendshme të punës me qëllim që të kostoni shërbimet, të vlerësoni kush janë ato shërbime si dhe për të ofruar shërbime për qytetarët, turistët vendas dhe të huaj dhe për të gjeneruar edhe më shumë të ardhura. Edhe praktika dyfishe këtu do t’ju ndihmojë për mjekët që janë të interesuar të zhvillojnë praktikën e punës jashtë orarit zyrtar, pra me përfundimin e orarit zyrtar. E gjitha kërkon edhe një ndryshim të mentalitetit dhe të marrjes së përgjegjësive”, vijoi Koçiu.
Teksa foli për rritjen e pagave për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët, ministrja tha se ky është një tjetër premtim i qeverisë i bërë realitet dhe që ka hyrë në fuqi që në fillim të këtij muaji.
”Rritja e pagave të infermierëve me 15 mijë lekë mbi pagën aktuale dhe për mjekët e përgjithshëm me 20 mijë lekë mbi pagën aktuale është një tjetër incentivë e madhe për të përmbushur me profesionalizëm punën tuaj. Do doja të përfitoja nga rasti për t’i bërë një thirrje kujtdo që është në kërkim të shtëpisë së tij të parë, për të përfituar nga programi më i fundit qe kemi rihapur. Ne e hapëm vjet programin për përfitimin e banesës me interes zero të mbështetur nga shteti për mjekët. Ndërkohë këtë vit e kemi rihapur sërish dhe e reja është që kemi përfshirë edhe infermierët. Aplikimet janë të hapura deri në datë 14 gusht në platformën E-Albania”, deklaroi Koçiu.
Vetem te bertisnin Parti Enver jemi gati kurdo here ju ngeli per te thene personelit spitalor te Vlores. Turp i madh si trajtohen Mjeket dhe Infermieret ne 2024 !!!
PërgjigjuSpitali i Vlores eshte skandal , nuk gjen nje paracetamol se i shesin te gjitha ilacet ata mq dhe nese nuk u jep leke asnje nuk ti hedh syte nga mjeket plus ajo hajdutja drejtoresha bruna eshte grabitese me lishence , turp i madh per kete qeveri te koruptuar
Përgjigju