Fluksi në fundjavë drejt detit, policia: Kemi shtuar patrullat për të shmangur trafikun

TIRANE-Drejtoria e Policisë Rrugore shton masat përgjatë fundjavës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, monitorimin e fluksit të lëvizjes së pushuesve drejt plazheve dhe kthimin e tyre në destinacion, duke shtuar patrullat rrugore përgjatë këtyre akseve, në bashkëpunim edhe me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat” që janë të planëzuara në zonat bregdetare.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar e drager:
Janë pezulluar 159 leje drejtimi, nga këto:
•             37 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur
•             94 për shpejtësi
•             28 për qarkullim në sens të kundërt

Po gjatë fundjavës janë arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga këta:
•             13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur,
•             15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi,

Gjithashtu janë vendosur 4458 masa administrative, nga këto:
•             278 për mospërdorim të rripit të sigurimit,
•             308 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
•             666 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
•             238 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë,
•             2011 për parkim të gabuar,
•             957 për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore njofton se edhe gjatë  javës shërbimet e Policisë Rrugore  do vijojnë kontrollet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje