Fluksi në Pediatrinë e Tiranës, mjekja për Report Tv: Prindërit t’i çojnë fëmijët në fillim te mjeku i familjes! Shmangni ambientet e mbyllura

TIRANË- Fillimi i janarit e ka gjetur Pediatrinë e Tiranës me një fluks të shtuar për shkak të virozave të stinës që po prekin fëmijët e vegjël. Mjekja pediatre në qendrën Shëndetësore nr.2, Sonila Brati shpejgoi në Report Tv simptomat me të cilat paraqiten fëmijët, ku mes tyre është temperatura e lartë, kolla, dhimbje fyti, koke dhe lodhje.

Në intervistën për gazetarët Ledina Jakimi dhe Nertil Agalliu, mjekja pediatre tha se nga këto simptoma po preken edhe familjarët e fëmijëve. Ajo thekson se gjithmonë muaji janar është një periudhë kohore në të cilën përballen me shtim të rasteve të prekura nga virozat e stinës, por për shkak të peridhës dy vjeçare të koronavirusit ky fenonem ishte zbehur.

“Ka rritje të rasteve, shtim të vizitave, të fëmijëve që paraqiten tek ne, që kanë simptoma të vështira. S’ka popullatë pediatrike të prekur, janë të gjitha të prekur, preken thuajse familjarisht. Këto ditë kemi hasur simptoma të vështira te fëmijët, nga 15-ditëshi i dytë i dhjetorit vëmë re fëmijë që vijnë me temp të larta, që kalon dhe 40 gardë. Ka simptoma të tjera që vërehen, dhimbje fyti, lodhje, dhimbje koke, kollë. Janë dy ose tre llojesh virusesh që qarkullojnë, AH1N1, AH2 dhe virusi i tipit B. Janari ka një rikthim të virozave. Se kemi para dy viteve që dominonte covid, por nëse i rikthehem një situate të 2019, thuajse kemi qenë në këtë situatë me virozat”, tha Brati për Report Tv.

Pediatrja këshillon mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura, të përdoren multivitamina si edhe të fëmijët të ushqehen në mënyrë të shëndetshme. Ndërkohë, Brati thekson se është shumë e rëndësishme që prindërit mos të paraqiten direkt në pediatri nëse fëmijët kanë simptoma, pasi ka një fluks të shtuar, por duhet të konsultohen fillimisht me mjekun e familjes.Një këshillë jep edhe për antibiotikun, për të cilin rekomandon që të mos përdoret pa rekomandimin e mjekut dhe as në rastet kur fëmijët kanë vetëm temperaturë, pa simptoma të tjera. 

“Ka një problem me antibiotikët. Që në periudhën e COVID-it ka pasur një lloj abuzimi, jepen pa kriter. Edhe tek fëmijët shohim raste pafund kur që jepen antibiotikë kur nuk është i nevojshëm. Nëse një fëmijë që ka vetëm temperaturë dhe s’ka asnjë lloj simptomë, absolutisht nuk duhet dhënë antibiotik.

Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura do ishte e rëndësishme, ulim burimin e infeksionit, ushqyerja, multivitaminat. Mosneglizhenca e simptomave. Në momentin që është me temperatura ditën e parë, pastaj duhet sjellë në qendër, duhet mbajtur kontakti me mjekun pediatër, të vijnë në qendra shëndetësore, se ka fluks”, përfundoi Brati.

Sipas mjekëve, në qarkullim janë disa viroza, të cilave u është mbivendosur edhe gripi. Nga ana tjetër dyshimet janë edhe për qarkullimin e nënvarianteve të Covid. Në këto kushte ata bëjnë thirrje për shmangien e grumbullimeve dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lleshi: 09/01/2023 14:26

    Turp tju vije. Po u be keq femija ne mesnate ku ta gjej mjekun e familjes ne ate ore? Normal qe do vij ne urgjence. E keni per detyre, paguheni nga taksat tona per ate gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni