Rreth 90 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 23 400 automjete, kanë hyrë në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit, njofton policia. Në Kakavijë dhe në Kapshticë vijon fluksi në hyrje ndërsa në këto pika kufitare, deri tani kanë hyrë mbi 23 000 shtetas dhe 7 000 automjete. Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata.
Fluks ka patur dhe në pikat e tjera të kalimit kufitar. Në aeroportin “Nënë Tereza” dhe në aeroportin e Kukësit kanë hyrë rreth 13 500 shtetas shqiptarë dhe të huaj; në Portin e Vlorës dhe të Durrësit kanë hyrë rreth 12 500 shtetas dhe 2 400 mjete; në Muriqan, në Hanin e Hotit, në Morinë, Bllatë dhe në Qafë Thanë kanë hyrë rreth 41 000 shtetas dhe 14 000 automjete.
Në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore. Gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga vendi ynë rreth 70 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe rreth 21 000 automjete. Gjatë procedurave në dalje nuk janë krijuar radhë dhe nuk është evidentuar asnjë problem.
Lajmi kryesor:
Radha kilometrike e automjeteve në Kakavijë, pas disa orësh pala greke shton një sportel dhe nis punën me procedurë të shpejtuar (VIDEO)
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
71%
-
Jo
23.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 451
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Me mua dhe PS, për Shqipërinë 2030 në BE!’ Kryeministri Rama poston me simbolikë dhe apelon: Voto 5-n me të dyja duart, të majtën dhe të djathtën!
30 Mars, 12:36
-
Zgjedhjet/ Kryeministri vijon turin me Diasporën në Greqi: Faleminderit shqiptarëve të Kretës, sot në 17:00 në Athinë!
30 Mars, 10:52
-
Këngëtari që u largua në 1997-ën: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend vetëm të shtënat me armë
28 Mars, 16:38
-
‘Ambasada shqiptare pagoi sallën për takimin e Ramës në Kretë’, portali i familjes Berisha del blof! JA DOKUMENTET që tregojnë se pagesën e kreu PS
28 Mars, 16:18
-
Protestë në Memaliaj/ Era rrëzon shtyllat, 3 mijë banorë një javë pa drita: OSHEE nuk përgjigjet për defektet, faturat i paguajmë
28 Mars, 16:11
-
Greqi/ Kapet kokainë me vlerë rreth 6 mln euro në Portin e Pireut, erdhi nga Ekuadori! Ngarkesa e ndarë në dy pjesë, 2 qentë antidrogë i bëjnë ‘gjëmën’ karteleve të drogës
27 Mars, 18:06
-
Greqi/ Momenti prekës në paradën ushtarake për pavarësinë, thirret me zë të lartë emri i shqiptares që ndërroi jetë në tragjedinë e Tempit (VIDEO)
26 Mars, 17:46
-
Berisha entuziast për ftesën në festën e Greqisë: Takova priftërinj e deputetë
26 Mars, 07:54
-
Dropull/ Makina merr flakë në ecje në Gjirokastër-Kakavijë, shoferi shpëton për mrekulli! Ja shkaku i dyshuar sipas Policisë
25 Mars, 19:05
-
Rikonstruktohet shkolla “Avni Rustemi” në Tepelenë! Klasa të reja, laboratorë e terrene sportive moderne
25 Mars, 07:30
-
Bashkëpunimi i BE-së me Turqinë, Greqia: Pa respektimin e vlerave nuk mund të ndodhë
24 Mars, 22:07
-
Gjirokastër/ 3 turistë grekë humbën rrugën gjatë eksplorimit në malin e Priskës, shpëtohen nga policia
24 Mars, 22:01