Radha kilometrike e automjeteve në Kakavijë, pas disa orësh pala greke shton një sportel dhe nis punën me procedurë të shpejtuar (VIDEO)

Me qindra emigrantë që udhëtuan nga Greqia për në Shqipëri kanë mbetur të bllokuar për disa orë në doganën e Kakavijës. Radhët e gjata u shënuan në tokën greke, për shkak të fluksit të lartë të udhëtareve dhe mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana greke.

Pas disa orësh, pala greke ka shtuar 1 sportel dhe po punon me procedurë të përshpejtuar për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve. Aktualisht po punojnë 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje duke sjellë normalizim të situatës dhe qarkullim të mjeteve që prej orësh qëndronin në radhë. Për këtë vendim të ri ka reaguar edhe ministria e Jashtme duke sqaruar se është në kontakt me autoritetet greke dhe pas kërkesës së tyre u bë shtimi i një sporteli dhe nisi puna me procedurë të shpejtuar.

Të intervistuar nga gazetari i Report Tv Piro Nase, emigrantët thonë se kanë 2-3 orë që presin ndërsa nuk kanë marrë asnjë shpjegim për këtë kaos që është shkaktuar në anën greke. 

Ndërsa pala shqiptare po punon me katër sportele në hyrje dhe tre në dalje. Fluksi i madh i mjeteve është shënuar sot në ditën e parë të fundjavës që korrespondon me dy javët e fundit të muajit gusht kur është dhe piku i sezonit të pushimeve. Edhe në pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit në Han të Hotit ka fluks të kalimit të pasagjerëve në hyrje dhe dalje. Për t’iu ardhur në ndihmë emigrantëve, punonjësit e Doganës kanë shpërndarë ujë të ftohtë për qytetarët.

Fluks ka patur dhe në pikën kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës.  Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një numër i lartë i udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas autoriteteve doganore në Kapshticë, kanë hyrë 6203 shtetas dhe kanë dalë 3423 ndërkohë që gjatë ditës së sotme është punuar me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje. Sipas policisë ky numër sportelesh ndryshon pasi alternohen gjatë ditës në varësi te ngarkesës.

Aktualisht në këtë pikë ka një numër të konsiderueshëm të mjeteve që hyjnë apo që dalin por ndryshe nga Kakavija nuk ka pasur pritje të gjata. Aktualisht në dispozicion të udhëtarëve janë 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Gjatë 24 orëve të fundit, rreth 90 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 23 400 automjete, kanë hyrë në vendin tonë. Fluksi më i madh ishte në Kakavijë dhe në Kapshticë, ku deri tani kanë hyrë mbi 23 000 persona dhe 7 000 automjete. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Fluksi në pikat kufitare, policia: Në vendin tonë kanë hyrë 90 mijë persona dhe mbi 23 mijë mjete në 24 orët e fundit

 

Rreth 90 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 23 400 automjete, kanë hyrë në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit, njofton policia. Në Kakavijë dhe në Kapshticë vijon fluksi në hyrje ndërsa në këto pika kufitare, deri tani kanë hyrë mbi 23 000 shtetas dhe 7 000 automjete. Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata.

Fluks ka patur dhe në pikat e tjera të kalimit kufitar. Në aeroportin “Nënë Tereza” dhe në aeroportin e Kukësit kanë hyrë rreth 13 500 shtetas shqiptarë dhe të huaj; në Portin e Vlorës dhe të Durrësit kanë hyrë rreth 12 500 shtetas dhe 2 400 mjete; në Muriqan, në Hanin e Hotit, në Morinë, Bllatë dhe në Qafë Thanë kanë hyrë rreth 41 000 shtetas dhe 14 000 automjete.  

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore. Gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga vendi ynë rreth 70 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe rreth 21 000 automjete. Gjatë procedurave në dalje nuk janë krijuar radhë dhe nuk është evidentuar asnjë problem.

Ora 14:19
Radha kilometrike në Kakavijë, Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt me autoritetet greke! Pas kërkesës tonë u shtua sporteli

1659180044_kakviije.jpg

Pas informacioneve për rradhët e shtuara të automjeteve në kalimin nga Greqia për në Shqipëri, në pikën doganore të Kakavijës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës. 

Pas kërkesës së palës shqiptare ndaj Ministrisë së Brendshme të Greqisë në pjesën greke nisi procedura e kalimit të përshpejtuar, një procedurë teknike që ka çuar në lehtësimin e lëvizjes.  Ndërkohë autoritetet greke kanë marrë përsipër edhe shtimin e numrit të sporteleve

Në pikën doganore ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për qarkut për palën greke. Aktualisht, situata po shkon drejt normalizimit.

Ora 14:18
Fluks i lartë udhëtarësh në Kapshticë, punohet me 4 sportele, nuk krijohen vonesa

 

Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një numër i lartë i udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas autoriteteve doganore në Kapshticë, kanë hyrë 6203 shtetas dhe kanë dalë 3423 ndërkohë që gjatë ditës së sotme është punuar me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje. Sipas policisë ky numër sportelesh ndryshon pasi alternohen gjatë ditës në varësi te ngarkesës.

Aktualisht në këtë pikë ka një numër të konsiderueshëm të mjeteve që hyjnë apo që dalin por ndryshe nga Kakavija nuk ka pasur pritje të gjata. Aktualisht në dispozicion të udhëtarëve janë 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Ora 14:03
Fluks mjetesh në Kakavijë, pala greke shton sportelin, po punon me procedurë të përshpejtuar

1659180044_kakviije.jpg

Si pasojë e fluksit të lartë në dalje nga pika kufitare e Kakavijës në Greqi, pala greke ka shtuar numrin e sporteleve dhe po punon me procedurë të përshpejtuar për automjetet në hyrje në token shqiptare. Masat erdhën pas rritjes se fluksit mëngjesin e sotëm dhe një takimi dypalësh mes drejtuesve të kufirit të të dyja palëve zhvilluar paraditen e sotme. Gjithsej janë 3 sportele në dalje të Greqisë.

Ora 12:07
2-3 orë në radhë për të hyrë në Shqipëri, emigrantët: Nuk e dimë çfarë ka ndodhur! Rrimë gjithë ditën në rrugë me fëmijë të vogël

 

Emigrantët shqiptarë që kanë qëndruar për orë të tëra duke pritur që të kalojnë pikën kufitare për të hyrë në Shqipëri folën për Report Tv duke treguar se janë nisur që në mëngjes, por probleme kanë hasur vetëm nga pala greke që po punon me 2 sportele në dalje dhe hyrje duke shkaktuar radhë kilometrike.

"2 orë kemi qëndruar, e shikon ku fle çuni, në makinë. Pyetëm njerëz çfarë ka ndodhur, na thanë nuk e dimë se jemi shqiptarë. Nuk e di çfarë ka ndodhur por rrimë të gjithë ditën në rrugë me fëmijë të vogël."

2 orë në radhë atje matanë. Këtu nuk kemi shumë, çerek ore."

"Qëndruam 1 orë e gjysmë te greku."

"1 orë qëndruam, shumë mirë, s’u vonuam fare."

"Kemi qëndruar një orë."

"3 orë kemi qëndruar."

"Kemi pritur 2 orë e gjysmë sot. Gjatë rrugës asnjë problem, vetëm këtu" - thanë emigrantët.

Ora 10:24
Radhë të gjata automjetesh në Muriqan dhe Kakavijë, punonjësit e Doganës shpërndajnë ujë të ftohtë për qytetarët

Sezoni veror sjell gjithmonë fluks të pasagjerëve dhe radhë automjetesh në pikat e kalimit kufitar. Gjatë ditës së sotme, ka pasur radhë edhe në Muriqan të Hanit të Hotit dhe Kakavijë. Punonjësit e Doganës për t’iu ardhur në ndihmë pushuesve që qëndrojnë në makinë derisa t’ju vijë radha për të kaluar, kanë shpërndarë ujë të ftohtë.

“Me përkushtim, profesionalizëm dhe efikasitet të gjitha strukturat doganore në pikat kufitare, po punojnë në funksion të rritjes së intesitetit të pasagjerëve dhe fluksit të turistëve gjatë këtij sezoni veror”, shkruan Dogana Shqiptare.

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushka: 13/08/2022 15:16

    Ah se ka fajin greku Jo e kemi ne se ne si shqiptare kerkojme te drejtat tona ne greqi duke pasur leje qendrimi! Mir te na e bej me te madh e me te Vogel sepse nuk ngrihemi per keto ceshtje sociale per perditshmerine tone por ngrihemi per parti politike te hipi njeri etjetri ne pushtet! Pastaj fundja kemi ministri folem e shtuan sportelin cfare doni me shume!? Kot beni gam gam never komentet Po atje do ktheheni prap!

    Përgjigju
  • Fshati: 13/08/2022 12:56

    Kurre nuk ka ndodhur diçka e tille kur Metaj ishte president.

    Përgjigju
  • Goma: 13/08/2022 12:36

    Grumbullohuni edhe ca qe te dale tamam fotua e Rames per turistet qe lene Greqine dhe vijne ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Gjin Bue Shpata: 13/08/2022 12:00

    S'kanë qejf që eurot të shpenzohen në Shqipëri

    Përgjigju
  • Greko maskara: 13/08/2022 09:30

    Si nuk u ben njerez keta shpellaret grek, ende me keto taktika edhe ne 2022. Turp per nje shtet qe eshte anetare ne BE.

    Përgjigju
  • Turi: 13/08/2022 09:06

    Kur skemi shtet keshtu ndodh , tju bllokoje te gjitha produktet qe futen nga greqia dhe te shikojne pastaj ata plerat qe tallen me njerezit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë