Prej orëve të mëngjesit të së dielës, hyrjet dhe daljet e Tiranës u bllokuan nga trafiku i automjeteve. Qytetarë që zgjedhin të kalojnë të shtunën jashtë Tiranës tejmbushën sërish rrugët, të cilat nuk e përballojnë dot numrin shumë të lartë të tyre.

Aktualisht, dyndje makinash ka në pjesën hyrëse nga zona e Institutit deri të Kthesa e Kamzës dhe anasjelltas. E rënduar, por me e qetë shfaqet autostrada Tiranë-Durrës, në dalje dhe hyrje, nga mbikalimi i Kasharit deri te Kthesa e Kamzës.

Paraditja pati probleme edhe në Unazë të Madhe, nga diga e Liqenit deri te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, por tashmë është liruar.

Me të kuqe trafiku në rrugët e Tiranës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:19
Festat e fundvitit/ Trafik i rënduar në superstradën Lezhë–Milot (VIDEO)

Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të automjeteve në akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Lezhës.

Si pasojë, mbrëmjen e kësaj të shtune është krijuar trafik i rënduar në superstradën Lezhë–Milot, e ne disa raste kaos total në qarkullim.

Për të menaxhuar situatën, Policia Rrugore ka shtuar prezencën në terren, duke u vendosur në disa pika kyçe, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e mjeteve.

Ora 15:39
Dibër/ Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit, trafik i rënduar në Klos (VIDEO)

Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit ka krijuar trafik të rënduar dhe radhë të gjata automjetesh në Dibër.

Fluksi i lartë i mjeteve ka sjellë vështirësi në qarkullim, veçanërisht segmentin rrugor që të çon tek rrethrrotullimi i Klosit.