Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të automjeteve në akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Lezhës.

Si pasojë, mbrëmjen e kësaj të shtune është krijuar trafik i rënduar në superstradën Lezhë–Milot, e ne disa raste kaos total në qarkullim.

Për të menaxhuar situatën, Policia Rrugore ka shtuar prezencën në terren, duke u vendosur në disa pika kyçe, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e mjeteve.


Lajmi kryesor:

Fluksi për festat e fundvitit, bllokohen hyrjet dhe daljet e Tiranës! Trafik i rënduar (VIDEO)