Flutura Açka përkujton 4-vjetorin e vdekjes së të birit: Veç luleve e qirinjve kam për të vendosur pranë fotos së tij edhe librin e ri, e t’i them se premtimin e kam mbajtur

Flutura Açka përkujton 4-vjetorin e vdekjes së të birit: Veç luleve e qirinjve kam për të vendosur pranë fotos së tij edhe librin e ri, e t’i them se premtimin e kam mbajtur

Djali i Flutura Açkës

4 vite pas vdekjes së djalit të saj, deputetja e Partisë Demokratike, shkrimtarja Flutura Açka, ka kujtuar të birin me një shënim të shkurtër në rrjetin e saj social Facebook. Veç, luleve e qirinjve, shkruan Açka, sot ka për të vendosur pranë fotos së tij edhe librin e ri.

‘Te kujtimet, e në ç’tjetër gjë mund të mbahemi pa u rrëzuar?

Disa ditë më parë, një mike, e cila kishte humbur vajzën e saj adoleshente në krye të marsit, më pyeti se si ia kisha dalë ta përballoja humbjen e tim biri?

A ia kam dalë?

Nuk ia thashë që kam drojë se nuk ia kam dalë. Koha pas humbjesh të tilla, që të marrë kuptim, siç thotë Hamleti, “del vetëm nga kyçet”. Pa na u shpërbërë ato, nuk e dimë në kemi rrojtur ndonjë ditë si jetimë të fëmijëve tanë.

Pak ditë nga 5 maji i vitit 2018, kur humba tim bir, një mike, e cila sapo më kishte shpjeguar se mezi numëronte ditët për të shkuar te e bija studente në Europë, më pyeti se si e përballoja kohën. I thashë e qetë e pa e fajësuar për shkujdesjen e pyetjes: “Ja, sikurse ti, duke numëruar ditët, por ty të mbarojnë, mua jo!”

Sonte, katër vjet nga lamtumirës me të, veç luleve e qirinjve, kam për të vënë pranë fotos së tim biri edhe librin e ri… e t’i them se…

e kam mbajtur fjalën!

Ju lutem, miq, mos shkruani mesazhe ngushëllimi. Faleminderit për mirëkuptimin!’- shkruan Açka.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë