Një çiklist Holandez i ka shpëtuar mrekullisht për herën e dytë rrugëtimit të pajetë me avionin Boeing, të Malaysia Airlines, i cili mendohet se u rrëzua nga separatistët pro-rusë në rrethinat lindore të Ukrainës. Të enjten e kaluar, Maarten de Jonge, çiklisti 29-vjeçar kishte prerë biletën për të udhëtuar me linjën ajrore Boeing 777, por ka ndryshuar mendje për udhëtim në momentin e fundit.

Kjo është historia e pabesueshme e çiklistit, i cili edhe më parë kishte blerë një biletë për fluturim me avionin MH370, që në mënyrë misterioze u zhduk pa lënë gjurmë në datën 8 mars mbi “Oqeanin Indian” dhe nuk u gjet me kurrë. De Jonge i duhej të merrte rrugën për fluturim me linjën ajrore të Malaysia Airlines, Kuala Lumpur-Pekin, ku ai duhej të mbërrinte në Taivan pasi kishte një garë për të zhvilluar.

I pabesueshëm është fakti që edhe kësaj radhe ai ka gjetur një fluturim direkt duke i shpëtuar kështu tragjedisë. Ndërkohë, të dy kutitë e zeza të avionit Boeing, u gjetën dhe ju dorëzuan ekspertëve të kompanisë Malaysia. Dorëzimi u bë nga kryeministri i vetë-shpallur i Republikës Popullore të Donetsk, Alexander Borodai, në një dhomë të mbushur me gazetarë e intelektuale.

Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)