TIRANË – 5 avionë luftarakë të NATO-s fluturuan dje mbi qiellin e Tiranës në një distancë të ulët rreth 700 metra nga toka. Kjo është hera e parë që avionët luftarakë Eurofighter dhe F-16 fluturojnë kaq ulët në kryeqytetin shqiptar.
Fluturimi i avionëve dje rreth orës 11:00 gjatë vizitës së Komandantit të Forcave Ajrore Amerikane në Europë, Gjeneralit Tod Wolters i cili mbërriti në Tiranë në kuadër të nisjes së punimeve për aktivizimin e bazës ajrore në Kuçovë.
5 avionët luftarakë të NATO-s ishin nisur, përkatësisht tre F-16 nga Greqia dhe dy avionë “Eurofighters Typhoon” të nisur nga Italia.
Në formacione dy e nga dy, fluturimet u kryen mbi Ministrinë e Mbrojtjes ndërsa një avion F-16 qëndroi i ndarë në distancë nga dy avionët e tjerë luftarakë të të njëjtit model, në pozicion vëzhgimi teksa 4 avionët e tjerë fluturonin ulët.
Pamjet spektakolare të filmuara nga kabina e pilotimit në një prej avionëve Eurofighter të Aeronautikës Ushtarake Italiane pjesë e NATO.
Në fotogalerinë e mëposhtme avionët teksa kalojmë mbi Ministrinë e Mbrojtjes, foto të shkrepura nga gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri.
Dje pritej edhe fluturimi mbi Tiranë i një aeroplani special të Aleancës i njohur si “AWACS” (Airborne Warning and Control System) me sistem radari në bord por që fluturimi u anulua për shkak të kushteve të motit në Gjermani nga dhe do të nisej drejt Tiranës.
-
Krenare je kur te kesh ushtrin avjonate luftarak te tujte e jo italija e greqija. Si na kan pushtu.ne sote jena nje koloni dhe sa pyte kushte per as gjaa.
Përgjigju-
Bravo NATO qe na nderroi
-
Nese te jepet te te behet nje zgjedhje ndermjet bukes se perditeshme dhe paisjes se ushtrise me avione modern?Cilen zgjedhje do te beje?.Shqiperia me nje buxhet vjetor 5 miliard euro,nuk e ka luksin e modernizimit te ushtrise.
-
-
Pamje spektakolare si Afrike me shtepia perdhese duket poshte
Përgjigju-
Te pakten ai ka qene ne Afrike dhe ka si e krahason. Ju qe keni shkuar deri ne Kukes ju duket Tirana mrekulli, e prandaj e mbani ashtu sic e mbani e krenoheni. Bile do thesha qe Afrika po zhvillohet, ne me teper i ngjajme Lindjes se Mesme..
-
Paske qene erdhe ne Afrike??? Por Tirons eshte gjynof ti thush vetes.
-
Nje nga ato shtepi "perdhese" sic i quan zotrote, mund te jete edhe e jotja, kjo eshte Tirana qe kemi dhe shume spektakolare eshte ashtu sic e kemi
-






Komente
Komento