'Fluturojnë' 217 patenta në 24 orët e fundit, policia gjobit 593 qytetarë, në Dibër dy në pranga për dhunë ndaj uniformave blu! Ahmeti: Respektoni oraret

TIRANË- Droni dhe aplikimi i orarit të zgjeruar të lëvizjes ka sjellë sërish numër të lartë ndëshkimesh për këmbësorët dhe shoferët që thyen rregullat e karantinës . Kështu në 24 orët e fundit policia ka ndërmarrë 593 gjoba për këmbësorët dhe ka ndëshkuar 217 shoferë. Lidhur me numrin e lartë të masave të ndërmarra kreu i policisë rrugore të Tiranës, Erjon Ahmeti në një prononcim për Report TV iu drejtua me një apel qytetarëve.

"Dua t'i porosis të gjithë shoferëve, të respektojnë fashat e orareve, të gjitha autorizimet nga Policia e Shtetit duhet respektuar fasha e orarit. Ato janë autorizime për të shkuar nga puna në shtëpi, dhe jo për të lëvizur gjatë gjithë ditës", tha Ahmeti.

Ndërsa sa i takon numrit të lartë të shoferëve të ndëshkuar në 48 orët e fundit, ai shprehet se pjesë e tyre janë dhe drejtuesit e automjeteve të autorizuar por që qarkullonin përtej 2 fashave të përcaktuara për lëvizjen e automjeteve.

"Të gjithë drejtuesit e mjeteve që do qarkullojnë jashtë fashave orare në lëvizje të pa argumentuar, të gjithë do të ndëshkohen dhe do të mbajnë përgjegjësi administrative", tha Ahmeti për Report Tv.

217 shoferët u ndëshkuan me pezullim leje drejtimi për 3 vite dhe bllokim automjeti ndërsa 593 këmbësorët u ndëshkuan me 10.000 lekë secili.

Ndërkohë gjobitjes nuk i shpëtuan as 11 administratorë lokalesh që u gjobitën me 100.000 lekë pasi vijonin të mbanin të hapur aktivitetin e tyre në kundërshtim me aktin normative si dhe u procedua një administrator në Dhërmi pasi zhvillonte aktivitetin  pa dokumentacionin e nevojshëm.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 16/04/2020 14:40

    Zhdukuani dhe makinat qe te pastrohet ajri! Dërrmojini bajgat!

    Përgjigju
    • Kafsha: 16/04/2020 16:36

      Rim fshatari, ta paskan bere mire se ti duhet te jeshe në fshate te punosh token dhe jo te vishe verdalle në qytet me makine për midhje!

    • Rim kovaci: 16/04/2020 15:10

      Nga menyra se si po pellet ti duhet te jeshe kafsha Gomar

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen