Dalin nga makina në Safari dhe rrezikojnë jetën. Ngjarja ka ndodhur në Beekse Bergen, një kopsht zoologjik safari në Holandë. Edhe pse rregullorja e parkut e ndalon, një çift francezësh bashkë me fëmijën e tyre dolën nga makina për të fotografuar një grup gepardësh, kafsha më e shpejtë në botë.
Natyra e gepardëve është thellësisht e butë por ata mund të kenë dhe reagime të paparashikueshme. Disa prej gepardëve i vunë në shënjestër turistët, të cilët arritën të futen në makinë pa pasoja.
Safari Park Beekse Bergen është kopshti zoologjik më i madh në rajonin e Beneluksit dhe shtëpia e rreth 1250 kafshëve. I vendosur në mes dy qyteteve,Tilburg dhe Hilvarenbeek, në jug të Holandës, ai u ofron turistëve mundësinë të eksplorojnë gepardët, leopardët, zebrat dhe gjirafat./Përgatiti Ilir Çuçi