KIEV - Fondi Monetar Ndërkombetar ka pranuar t’i japë Ukrainës një fond prej 14-18 miliardë dollarë për të ndihmuar në normalizimin e situatës ekonomike në vend. Kjo ndihmë financiare do të jepet përgjatë dy viteve të ardhshme. Tre javë më parë ishte BE e cila vendosi t’i japë Ukrainës 11 miliardë euro, nëse kjo e fundit do të nënshkruante një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Paketa financiare do të ndihmojë gjithashtu për të dëmet e shkaktuara gjatë 4 muaj protestash në vend. Më shumë se 150 persona humbën jetën gjatë trazirave në vend, shumë prej tyre ishin efektivë të policisë.
Protestat në Ukrainë nisën në muajin nëntor të vitit 2013 kur ish-presidenti Viktor Janukoviç nuk pranoi të firmosë një marrëveshje tregtie me BE. Menjëherë pas shkarkimit të tij nga detyra në muajin shkurt të këtij viti, gadishuli autonom i Krimesë u ngrit në protesta dukë kërkuar ndarjen nga Ukraina. Ndarje e cila erdhi më 18 mars, kur presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi marrëveshjen e pranimit të Krimesë si pjesë e Rusisë. vetëm 2 ditë më parë, më 16 mars, në Krime u mbajt një referendum ku 96.7% e banorëve votuan pro bashkimit me Rusinë.
Redaksia Onilne
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com