Sipas FMN borxhi grek konsiderohet ende si i paadministrueshëm, po qe se partnerët europianë nuk investojnë në Greqi menjëherë dhe nuk bëjnë prapa në politikën e masave të forta shtrënguese. Në këtë mënyrë FMN, nëpërmjet përfaqësuesit të saj paralajmëron hapur Merkelin dhe kreditorët e tjerë të Greqisë që të mos kenë iluzione.
FMN nuk u kufizua vetëm në paraqitjen e jetën e brendshme politike të Greqisë, duke paralajmëruar për rritjen e vazhdueshme të SYRIZA, ardhjen e saj të mundshme në pushtet dhe një shpartallimi të programit për Greqinë, në rast të ardhjes së opozitës së majtë në pushtet, gjë që do të kishte pasoj shumë të rëda për të gjithë.
Përfaqësuesi i FMN në Trojkën për Greqin, Pol Tomsen, ka theksuar gjithashtu se një pakësim i shpejtë dhe në kohë i borxhit dhe financimi nga ana e europianëve, janë disa kritere të domosdoshme për suksesin e programit. FMN paralajmëron se, megjithëse viti 2014, është i financuar mjaftueshëm “Greqia ka shumëmundësi që të ketë probleme dhe një vakuum fnanciar në periudhën 2015- 2016 me një shumë që varion nga 5.5- 9.5 miliardë euro”.
Masat e fundit shtrënguese, natyrisht që NUK do të jenë “të fundit”, sikundër u është premtuar qytetarëve grekë nga ana e qeverisë, në rast se luftohet evazioni fskal, paralajmëron FMN dhe kërcënon drejtpërdrejt me prerje të tjera të rrogave dhe pensioneve. Deri në muajin gusht duhet që qeveria dhe trojka të arrijnë një marrëveshje dhe të përcaktojnë “masat që duhet të merren për të grumbulluar 4 miliadë euro, që parashikon Memorandumi i fundit.
FMN paralajmëron edhe me pushime nga puna! Vëren se ka një mangësi të madhe, si edhe vonesa në largimin e personelit nga sektori shtetëror dhe publik. Kërkesa fillestare ishte largimi i menjëhershëm nga puna i 15.000 punonjësve shtetërorë, ndërkohë që janë larguar vullnetarisht vetëm 200.
Në lidhje me perspektivën e zhvillimit ekonomik të Greqisë, e cila është në vitin e gjashtë të krizës, P. Tomson, thekson se “Perspektiva për ringritje ekonomike varet nga ajo qe qeveria do të zbatojë në praktikë programin e përcaktuar nga Memorandumi 3 që këtej e në vijim. FMN pranon se një gjë e tillë nuk është e lehtë, pasi “Situata politike de sociale në Greqi, vazhdon të jetë e papërcaktuar, e dobët, ndërkohë që dyshimet lidhurme vendosmërinë e qeverisë për zbatimin e programit, shumë shpejt mund të çojnë në situatarënieje e mosbesimi nga ana e partnerëve dhe kreditorëve. Pasi edhe invesitorët dhe depozituesit grekë po tërheqin paratë e tyre de po i largojnë nga Greqia.
BORXHI- VARFËRIA- PAPUËSIA
Borxh greknga 157.5% e PK në vitin 212, pritet që të rritet këtë vit në 178.5% dhe gradualish të shkojë në 124% të PBK në vitin 220.
Paralelisht FMN parashikon një rënie të përgjithshme të shkallës prej 6% që ishte në vitin 2012, në 4.2% këtë vit dhe një rritje të papërfillshme me 0.6% në vitin 2013
FMN pranos se nuk i parashikoi mirë situatat në Greqi dhe nuk pret zhvillim në afatet e përcaktuara, por disa vjet më vonë, ndërkohë që ngelet problem i madh për Greqinë shtimi galopant i papunësisë. Gjithashtu përfaqëuesi i FMN ka theksuar se FMN dhe Trojka gabuan kur pretenduan se masat shtrënguese dhe ulja e rrogave dhe e pensioneve do të çonin në uljen e çmimeve të produkteve të ndryshme ushqimore e industriale. Në të kundërt, çmimet, jo vetëm që nuk u ulën, por në raste të veçanta, u ngritën, duke theksuare shtuar edhe më shumë varfërinë në Greqi.
FMN bën kritikë të ashpër në lidhje me privatizimin e pasurive shtetërore, e cila nuk u krye ndonjherë, ndërkohëqë megjithëse programi i qeverisë është në drejtimin e duhur, sfidat janë të shumta, pasi rezistenca politike e partive greke, është ende e fortë. Për këtë arsye paralajmëron se pavarësisht se mund të ketë një ulje të borxhit, Greqia nuk do t’ia dalë dot të rivendosë zhvillimin e saj ekonomk, duke qenë vend anëtar i Eurozonës, pa ndërmarrë reforma të thella e në të gjitha fushat, thekson FMN në rapotin e saj vlerësues për Greqinë.