Ministria e Financave ka gjetur gjuhën e përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar për zbatimin e amnistisë së mjeteve, që parashikon faljen e taksave të papaguara për 100 mijë mjete.
Ligji i ri për amnistinë fiskale i përgatitur nga Ministria e Financave parashikon faljen e plotë të taksave dhe të gjobave për makinat që prej vitit 2011.
Sipas draftit, do përfitojnë falje të plotë qytetarët që do të çregjistrojnë makinat. Ndërkohë që kush dëshiron ta mbajë, do të jetë i detyruar të paguajë taksat e prapambetura, por pa gjobat dhe penalitetet.
Falja e detyrimeve të mjeteve është pjesë e amnistisë fiskale për faljen e borxheve tatimore e doganore të bizneseve. Amnistia parashikon faljen e plotë të borxhit të vjetër tatimor e doganor të bizneseve, i akumuluar deri para 5 apo 6 vitesh, i cili në total llogaritet rreth 175 miliardë lekë.
Sa për borxhet e reja, nga viti 2012 e këtej, ato nuk do të falen, por bizneseve do t’u jepet mundësia të fshijnë gjobat apo penalitetet përmes shlyerjes vullnetare të detyrimeve. Përmes kësaj skeme, Ministria shpreson të rikuperojë 50-60 miliardë lekë detyrime të reja, kundrejt pjesës që falet e cila është rreth 30-40 miliardë lekë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO