Balla: Do miratojmë Amnistinë Fiskale, e mbështet populli nismën! Frikë nga kocialicioni Berisha-Meta? Gjithnjë bashkë kanë qenë

Ashtu sikurse edhe kryeministri Rama edhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla u shpreh sot fill pas mbledhjes me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste se Amnistia Fiskale do të miratohet.

Edhe pse ndërkombëtarët kanë pasur shqetësime sa i përket këtij projektligji madje së fundmi edhe FMN, qëndrim të cilin e ka mbajtur edhe opozita e vendit, Balla u shpreh se miratimi i Aministisë Fiskale do të vijë si rezultat i vullnetit të popullit. Kreu i Grupit Parlamentar u shpreh se nga vlerësimet e mazhorancës rezulton se Këshillimit Kombëtar 2/3 e qytetarëve e mbështet këtë nismë. Balla e cilësoi si domosodshmëri ndërsa zbatimin e  krahasoi me Greqinë në vitin 2014.

‘Ajo që besoj që duhet të kuptojmë është që në vlerësimin tonë, ne na rezulton nga Këshillimi Kombëtar se më shumë se 2/3 e mbështesin një nismë të tillë. Amnistia Fiskale është një domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër nga tranzicioni. Ajo që ne duam të bëjmë është duke përjashtuar çdo të ardhur nga të veprimtaritë kriminale etj. P.sh amnistia në 2014 në Greqi ishte e domosdoshme dhe është bërë! Ne do ta miratojmë amnistinë fiskale dhe besoj se çdo deputet duhet të kuptojë që kjo është një gjë e mirë për ekonominë dhe qytetarët. Unë mendoj se vendimmarrja në Kuvend, ka të bëjë dhe me vendimmarrjen për interesat e vendit.’- tha Balla.

Në prononcimin e tij për media, Balla u pyet edhe për zgjedhjet vendore të vitit 2023 nëse Partia Socialiste do të garonte vetëm apo me aleatë, ku tha se PS ka garuar gjithnjë vetëm dhe në asnjë moment ky diskutim nuk është shtruar në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

A i trembet apo jo koalicionit Berisha-Meta, ishte pyetja e shtruar nga gazetari i Report Tv, Ermal Qorri së cilës Balla i është përgjigjur se mes tyre ka pasur gjithnjë bashkëpunim.  Teksa tha se PS do të synojë fitoren dhe në Shkodër, nuk bëri asnjë koment rreth një aleance të mundshme me Tom Doshin, i cili ditët e fundit është parë duke dalë nga zyrat e kryeministrisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:46
I trembet PS koalicionit të Berishës dhe Metës? Balla: Gjithmonë kanë qenë bashkë! Asnjë koment për aleancë me Tom Doshin

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë me bindje se nuk i tremben aspak aleancës së Sali Berishës dhe Ilir Metës për zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Në 2021 nuk ishin të gjithë bashkë? Bashkë ishin. Saliu, Ilir bashkë kanë qenë gjithmonë dhe kur Iliri ka qenë me ne. nuk i është ndarë kurrë shpirti nga Saliu. PS ka një aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që do të jenë boshti i aleancës sonë. Ne do ta ruajmë këtë aleancë. Një prej politikave që duan apo sduan kundërshtarët është një prje qëndrimeve më të njehsuara me atë që përfaqëson PS, politika për energjinë elektrike. Sot, cdo familje shqiptare, sheh që Shqipëria është ndër vendet e pakta, në mos i vetmi që nuk ka ndryshuar cmimin e energjisë elektrike për abonentët dhe familje që janë më në nevojë. Sot përfitojnë të gjithë. Mafton të shihni 6 marsin. Shpresoj që qytetarët e Shkodrës të kuptojnë që nuk ishte zgjehdja më e mirë”, tha Balla.

Teksa tha se PS do të synojë fitoren dhe në Shkodër, nuk bëri asnjë koment rreth një aleance të mundshme me Tom Doshin, i cili ditët e fundit është parë duke dalë nga zyrat e kryeministrisë.

“PS ka aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Ne do të vijojmë të bashkëqeverisim vetëm me njerëzit e thjesht e të zakonshëm. Sot në mbledhjen e grupit parlamentar folëm dhe për buxhetin e shtetit. Besoj që kësaj jave, buxheti i shtetit të vijë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.

Ora 11:39
PS në garë për zgjedhjet vendore 2023 vetëm apo në aleancë? Përgjigjet Balla

 

Taulant Balla u pyet në rast se është parashikuar që PS të shkojë garën e zgjedhveve vendore në aleancë apo vetëm. Balla u shpreh se PS ka garuar gjithnjë vetëm. 

'PS ka dalë e vetme në disa prej tyre, në mbledhjen e Grupit Parlamentar nuk kemi folur për këto çështje ne kemi garuar gjithnjë të vetëm. Në këtë aspekt besoj që ne e kemi qartësuar vendimin tonë.'- tha Balla. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/10/2022 01:11

    Dikur dhe arrestohej //ne emer te popullit//. Kesaj rradhe populli mund t'a kete aprovuar,por ve bast,qe as e ka kuptuar,ose nuk e di se perse behet fjale,ose e ka keqkuptuar.Djalli eshte ne detaje.Para disa ditesh per te njejten teme komentova se kembengulja e qeverise per kete ceshtje me kujtonte numrat e ngjashme qe kishte bere Greqia kur ishte ne krize dhe bera nje pyetje me anim retorik,per borxhin kombetar qe kemi,sidomos ndaj te huajve.Dhe sot,ja ku del Balla dhe verteton dyshimet e mia duke permendur Greqine,por pa shpjeguar pse Greqia e kishte //te domosdoshme// amnistine.Mungesa e transparences nga te gjitha qeverite ne Shqiperi ka qene uleritese gjithemone,po keshtu dhe mungesa e kerkeses se llogarise nga populli per qeveritaret dhe politikanet e tij per arsyet e veprimeve te tyre.S.d.q.ne rastin konkret, gjithe nderkombetaret kane dale kunder,keta kembengulin.Le t'a leme //paten e ketyre te skuqet ne vajin e saj//-thuhet ketej nga ne.

    Përgjigju
  • Quksi: 10/10/2022 14:30

    Po si e more vesh o Taulant qe e do populli? Populli ska breke ne bythe e jo miliona euro per te amnistuar. Beni si tua thote mendja, po mos ngaterroni popullin ne keto muhabete, se ska lidhje ai me milionat.

    Përgjigju
  • One: 10/10/2022 12:31

    Po c'jane keto motivime "E do populli" ?!. Sa maskaralliqe behen ne emer te popullit. Qe kur pyetet populli aty?! Te jete populli aq i perlyer sa ju me parate e pista? Se vetem keshtu shpjegohet ky motivim. Ky eshte debat teresisht teknik financiar dhe kur nuk ke argumenta fut popullin ne mes ose motivimin politik. Nqs do mendimin e popullit bej referendym ndryshe mos e permend se e ndyn me te padrejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës