Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e prillit të ecurisë ekonomike globale e ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2016 në 3.4%. Në 2017-n rritja pritet të përshpejtohet në 3.8%.
Nga shtetet e rajonit, për vitin 2016 rritjen më të lartë pritet ta ketë Mal i Zi me 4.7%, i ndjekur nga Maqedonia me 3.6%, më pas vijnë Shqipëria dhe Kosova me nga 3.4% dhe Bosnja me 3%. Serbia pritet të vijojë më zgjerimin më të ulët, prej 1.8%. Sipas tabelave të raportit, për 2015-n rritja për Shqipërinë pritet 2.6%, nga 2.7% që ishte në parashikimin e tetorit dhe në linjë me publikimin e fundit të INSTAT për një zgjerim prej 2.62%.
Edhe në afatin e gjatë, rritja e Shqipërisë pritet të jetë e ngadaltë, duke u ulur lehtë parashikimi nga 4.2% në 4.1% (periudha 2020-2021). I gjithë rajoni në fakt pritet të zgjerohet edhe në afatin e gjatë me 3-4%, duke shënuar kështu një normalitet të ri, me rritje shumë më të ulët se 8-10% që u panë përpara vitit 2008.
Për Shqipërinë, inflacioni pritet të vijojë i ulët, nën 3% për periudhën 2016-2017, përkatësisht me 2.2% dhe 2.7%, duke qenë poshtë objektivit të shënjestruar prej 3% të Bankës së Shqipërisë.
Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bilancin e llogarisë korente më të lartin në rajon, përkatësisht me -12.7% dhe -16.5% të prodhimit të brendshëm bruto.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com