Policia e Mallakastrës e mbështetur edhe nga FNSH kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve policia ka arrestuar dy persona që ishin në kërkim.
I arrestuari i parë është Fatmir Merkaj 26 vjeç, banues në Kutë, i cili ishte në kërkim për tentative vrasje, i dënuar me 6 vite burg.
Në datën 20.08.2016, në fshatin Kutë ka tentuar të vrasë me armë zjarri T.A. 40 vjeç. Ndërsa i arrestuari tjetër është Muharrem Saliaj 65 vjeç, banues në Fier, i cili ishte në kërkim për trafik droge.