VLORË- Një aksion i Policisë është duke u zhvilluar në Vlorë, me qëllim kapjen e personave që mbajnë armë me leje, apo të shpallurit në kërkim që vijojnë të lëvizin të lirë.

Report Tv mëson se aksioni është përqendruar në 3 pika, në rrugën Transballkanike, në rrugën e Kaninës dhe në rrugën mbi spitalin e qytetit.

Pjesë e këtij operacioni janë Drejtoria vendore e Policisë së Vlorës si edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt, teksa Report Tv sjell pamje nga momenti kur efektivët ushtrojnë kontrolle.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të prangosur nga aksioni në fjalë, apo emra konkretë për të cilët policia ka nisur kërkimet.