POLEMIKAT/ FNSH në oborrin e Kuvendit nxit konflikt kompetencash! Garda: S’i kërkuam! Një oficer i ri u hapi portën?! VIDEO e tensioneve

TIRANËGarda e Republikës ishte duke e menaxhuar vetë situatën në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, kur pa se pas shpine ju shfaq për ndihmë një njësi e Forcave Kombëtare të Sigurisë, dikur FNSH.

Kjo situatë kapi në befasi edhe vetë drejtuesit e gardës, të cilët u vunë në lëvizje për të nxjerrë policët jashtë rrethimit të Kuvendit, ku ndodheshin ende dhe deputetët.  

Report Tv solli edhe videon kur Ermal Onuzi drejtuesi i përgjithshëm i Gardës së Republikës, u shfaq i nxehur me vartësit e tij se pse ishte lejuar hyrja nga dera anësore e Policisë. 

Burime për Report TV, thanë se Garda nuk kishte kërkuar ndihmën e policisë, por ka qenë një oficer i ri që ju ka hapur portën policëve që i kishin thënë se kishin ardhur për protestën që opozita mbante para Parlamentit.

Jo zyrtarisht, Garda thekson se kjo ishte një ndërhyrje e parregullt, pasi vërtetë policia ka ndërhyrë në oborr kur ka pasur protesta, por kjo ka ndodhur kur godina ka qenë bosh, e jo kur aty ka deputetë.

Garda dhe Policia do ta hetojnë këtë rast për të parë se kush shkeli rregullat dhe krijoi situata të interpretueshme.

Në përfundim të seancës, PD i kërkoi zyrtarisht Elisa Spiropalit që të informojë se kush e dha urdhrin për të hyrë në Kuvend policia. Grupi parlamentar demokrat kërkon kamerat e sigurisë për të kuptuar se si hynë forcat e policisë në Kuvend, dhe e akuzojnë Kryetaren e Kuvendit se me këtë veprim po i afrohen një puci kushtetues.

Grupi i PD paralajmëroi edhe një kallëzim në SPAK për kryeparlamentaren, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe atë të Tiranës, me pretendimet se disa punonjës të paidentifikuar policie u futën të armatosur në Kuvend dhe kanosën deputetët.

Zyrtarisht as Garda dhe as Policia e Shtetit nuk kanë sqaruar si dhe pse hynë Forcat Kombëtare të Sigurisë në Kuvend.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:37
Bardhi letër Spiropalit: Informoni kush dha urdhrin për të futur Policinë në Kuvend! Provokim ndaj opozitës

1727447122_berisha.jpg

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit të PD-së, ka dërguar një letër kryeparlamentares, Elisa Spiropali, në lidhje me incidentin e ndodhur këtë të enjte gjatë seancës plenare.

Në letrën e tij, Bardhi shpreh shqetësimin për futjen e forcave speciale të Policisë së Shtetit në Kuvend, duke e cilësuar këtë veprim si një shkelje të rregullores dhe ligjeve në fuqi.

Në letrën e tij, ai e quan këtë situatë një “puç kushtetues” dhe një provokim të paprecedent ndaj opozitës, duke theksuar se kurrë më parë në historinë e parlamentarizmit shqiptar nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Letra e plotë:

“Më datë 17.10.2024 gjatë zhvillimit të seancës plenare, në kundërshtim flagrant me nenin 122 të Rregullores së Kuvendit dhe ligjin për Policinë e Shtetit, Forcat Speciale të Policisë së Shtetit kanë dhunuar, penguar dhe kanosur me jetë deputetët e opozitës brenda mjediseve të Kuvendit të Shqipërisë. Është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës (punonjësve të Shërbimit të Sigurisë së Kuvendit) për të mbrojtur deputetët nga agresioni brenda mjediseve të Kuvendit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Futja e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit brenda mjediseve të Kuvendit, gjatë aktivitetit parlamentar, pengimi i deputetëve për të lëvizur në ambientet e Kuvendit prej tyre, kanosja me jetë e deputetëve të opozitës dhe cenimi i integritetit të tyre fizik, është një akti i paprecedentë në funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kurrë në historinë e parlamentarizimit në Shqipëri, një Kryetar Kuvendi nuk ka lejuar futjen e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë. Kurrë në historinë e parlamentarizmit në Shqipëri nuk ka ndodhur që Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të pengojnë një deputet të Kuvendit brenda mjediseve të tij.

Futja e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit gjatë një aktiviteti parlamentar është një puç i rëndë kushtetues ndaj vetë Kuvendit të Shqipërisë dhe një provokim i pandodhur kurrë më parë ndaj opozitës. Për këtë arsye, kërkojmë të na:

– Informoni menjëherë se kush ishte autoriteti që dha urdhrin për futjen e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë?

– Vini në dispozicion kamerat e sigurisë të të gjitha ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Kuvendit të Shqipërisë (përfshirë por pa u kufizuar: sallës plenare, korridoreve lidhëse të sallës plenare, hyrjes kryesore të Kuvendit, ambinteve të jashtme të oborrit të Kuvendit të Shqipërisë).

Duke dënuar me forcë aktin brutal, të paprecedentë, të hakërrimit të Policisë së Shtetit ndaj deputetëve të opozitës në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, ju siguroj se ju personalisht dhe cilido tjetër që në mënyrë arbitrare urdhëroni Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të dhunojnë deputetët e opozitës, do të mbaheni përgjegjës për këtë shkelje të rëndë ligjore, që ka tiparet e një puçi kushtetues ndaj integritetit të Kuvendit të Shqipërisë.”

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • montatori: 17/10/2024 17:50

    C'montoni diktaturen....se ajo po instalohet diktatura,,,bjerini ,,bjerini,,qytetare e punetore qe nga shkodra e gjer ne vlore,....

    Përgjigju
  • Partia: 17/10/2024 17:26

    Besoj faji është individual, sic na meson nena parti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë 

Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë