Një fokë e ngordhur është gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Orikumit. Kanë qenë peshkatarët e zonës që e panë gjitarin të shtrirë në vijën bregdetare dhe njoftuan për rastin.

Vetëm një ditë më parë, e njëjta fokë ishte filmuar nga turistët në zonën e Karaburunit. Në pamje shihej se gjitari detar ishte në gjendje të rëndë dhe lëvizte me vështirësi.

Specialistët janë nisur drejt vendit ku u gjet për ta marrë dhe për të kryer analizat që do të sqarojnë shkakun e ngordhjes.

Nuk përjashtohet mundësia që foka të ketë pësuar dëmtime nga gjuetia e jashtëligjshme në det, përfshirë përdorimin e tritolit. Në gjirin e Vlorës, fokat konsiderohen specie shumë të rralla dhe shfaqja e tyre në këtë zonë nuk ndodh shpesh.