Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u prit sot nga homologu i tij iranian, Hassan Rohani për një vizitë zyrtare njëditore, ndërkohë që dy vendet janë kritikuar së fundi për politikat e tyre respektive në rajon.
Me pamje të vendosur, Erdogan i shtrëngoi dorën Rohanit para se të kalonte nën shikimin e rojave presidenciale
para pallatit Saad Abad dhe të fillonte takimet zyrtare.
Disa ministra shoqëronin presidentin turk, Erdogan, i cili do të pritet gjithashtu nga lideri suprem, ajatollahu, Ali Khamenei.
Presidenti turk ka dënuar në fund të muajit mars atë që e cilësoi vullnet të dominimit të Iranit në Jemen ku rebelët shiitë të mbështetur nga Teherani janë bërë shënjestër e një ndërhyrjeje ushtarake të drejtuar nga Arabia Saudite me miratimin e Turqisë.
"Irani po bën përpjekje për të dominuar në rajon. Si mund të tolerohet kjo?", theksoi ai, para se t'i kërkonte Iranit, vend fqinj i Turqisë, të tërheqë të gjitha forcat nga Jemeni, Siria dhe Iraku.
Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammed Javad Zarif, akuzoi më pas Ankaranë për mbështetje të paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme.
I ngarkuari për çështjet e ambasadës së Turqisë në Teheran u thirr në Ministrinë iraniane të Punëve të Jashtme, që i kërkoi sqarime për deklaratat e Erdoganit.
Turqia dhe Irani kanë mosmarrëveshje gjithashtu për Sirinë.
Irani është aleati kryesor rajonal i presidentit, Bachar al-Assad ndërkohë që Ankaraja mbështet rebelët./atsh/
/Shqiptarja.com