Berisha jashtë kontrollit: McGonigal, Veliaj e ministra kanë bërë orgji në klube nate! Rama i kërkoi të hetonte gjoja atentatin ndaj Tom Doshit (VIDEO)

TIRANË- Arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal dhe akuzat për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama, Sali Berisha tashmë i ka kthyer në kauzë të opozitës, për të cilën ka thirrur edhe një protestë. Nga dita në ditë ai e ka shfrenuar fantazinë duke i vendosur kësaj ngjarje teori konspirative, siç ishte rasti kur tha se FBI e ka marrë Edi Ramën në një ishull për tre ditë dhe po e merr në pyetje, sot ka folur për orgjira nëpër klube të errëta. 

Teksa doli nga selia blu për të ftuar shqiptarët për protestë, Berisha tha se McGonigal bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministra të tjerë janë takuar në klube nate në Tiranë dhe kanë bërë orgjira, ndërsa pretendon edhe janë fotografuar.

‘Gonigal, Erion Veliaj, ministra kanë bërë orgjira në klube nate dhe lokale gjysmë errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Është e sigurt kjo që them.’- tha Berisha.

Berisha ka komentuar edhe fotografinë e aleatit të tij Ilir Meta me shqiptaro-amerikanin Agron Neza, me të cilin shfaqet në të njëjtën tryezë. Pyetjes të gazetares së Report Tv Danjela Maloku nëse e ka pyetur se çfarë kanë diskutuar, Berisha thotë se kanë folur dhe shton se nuk është aspak i çuditur. Sipas tij, Meta është takuar me Agron Nezën falë njohjeve që kanë pasur me vëllain e tij gazetar, Agim Neza.

Ish-kryeministri, drejtues i Rithemelimit në PD, ka drejtuar një sërë akuzash kundër Edi Ramës për lidhjen me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Sipas Sali Berishës, Rama ka angazhuar McGonigal që të hetojë atentatin që Ilir Meta kishte organizuar gjoja ndaj Tom Doshit.

Edi Rama ka konsumuar vepër penale. Duke fshehur krimin në Shqipëri. Ai ka dërguar dëshmitar në Neë York për të hetuar dhe manipuluar komplotin kundër opozitës, ndërkohë që nuk ka paraqitur asnjë dëshmitar të vetëm. Kemi të bëjmë me një njeri që ka kryer vepra të rënda penale. Tani dimension tjetër i aferës McGonigal, ky mashtrues ordiner, ky mashtrues amoral që u tha shqiptarëve se, sa e kam pritur një herë në zyrë dhe më dërgoi një sms dhe ishte një shoqërues me të, ky së pari e ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.  Ka angazhuar ministrat e tij dhe së bashku me Tom Doshin, ose Vangjush Dakon, por Toma ka qenë në Vjenë, ai kundër dëshirës së saj, ka urdhëruar dhe ka nisur Etilda Gjonin, ministre të Drejtësisë. E sigurtë, në një aktivitet kryekëput në shkelje të vendit dhe ligjeve të SHBA.  Etilda Gjoni nuk është as hetuese, as prokurore, as gjykatëse. Ajo nuk kishte asnjë motiv që të nisej, sepse Toma paguante 5 milionë euro për hetim, McGonigalit, për të hetuar gjoja atentatin që gjoja i kishin organizuar.  Pra hetimi në Vjenë, nuk u organizua nga Toma, por u organizua nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriun që kishte zgjedhur për president, ta akuzonte për vrasës. E keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami, Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta dhe më ka bërë këto e këto.  Pra edhe në këtë aspekt, Edi Rama ka kryer një krim të shëmtuar. Nuk ka dashur të shkojë ministrja, të jemi të hapur këtu. Përkundrazi i ka bërë të qartë që kjo nuk është detyra e ministrit. Të dërgojmë prokurorë, por Edi Rama ka dërguar ministren.  A ka marrë pjesë në pyetje ministrja, a ka marrë pjesë në proces, kjo është histori e turpshme, ky është shteti i bandave, i banditëve.’- tha Berisha.

Përgjatë konferencës për mediat drejtuesi i PD së Rithemeluar paralajmëroi policinë dhe agjentët e SHISH të mos provokojnë protestuesit. Protesta e së shtunës sipas tij, do të pasohet nga të tjera më të vogla përballë institucioneve dhe shtëpive të qeveritarëve të korruptuar, sipas tij.

Kujtojmë se ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh. 

Për këtë histori opozita ka dorëzuar në Kuvend kërkesë për ngritjen e një grupi hetimor për verifikimin e kontakteve dhe marrëdhënieve të kryeministrit Edi Rama me ish agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal, por edhe ka thirrur një prortestë me kërkesë dorëheqjen e tij. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:37
Pas grushtit të 6 dhjetorit, Berisha përforcon masat në protestën e 11 shkurtit

1676032986_WhatsAppImage20230210at12.47.29.jpeg

Pas grushtit të 6 dhjetorit, Sali Berisha ka vendosur të përforcojë masat në protestën e 11 shkurtit Në momentin e daljes nga selia drejt Bulevardit do të jetë, Berisha do të jetë i rrethuar nga njerëzit e tij, madje të pranishëm nuk do të jenë as mediat.

“Transmetimi i protestës se nesërme do të jetë regji satelitore. Ecja e Doktorit nga Selia për tek sheshi do te jetë me regji. Mediat janë të lutura të qëndrojnë në shesh”, thuhet në njoftim e PD-së.

Ora 14:35
Meta thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së Berishës: Nesër flet populli, të gjithë duhet t’i binden

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa pohoi se nesër në shesh do jetë populli i Shqipërisë. Meta në një deklaratë për mediat  theksoi se nesër do të flasë populli dhe të gjithë duhet t’i binden atij.

'Jam i bindur se populli do të jetë nesër në shesh për të kërkuar llogari. Edi Rama më mirë se kushdo tjetër e ka shumë të qartë se llogaridhënies nuk i shmanget pasi populli i Shqipërisë nuk do të lejojë askënd të luajë me fatet e tij. Fshehja e dëshperuar e Edi Ramës me javë të tëra dhe shmangja e llogaridhënies dhe transparencës përpara parlamentit me shpresën e mjerë se mund të kalojë situatën janë thjesht një iluzion i një të mbyturi që kapet pas fijes së barit. Populli është vetëm ai që jep pushtet por edhe ja heq pushtetin atij, që e përdor vetëm për të grabitur paratë e popullit dhe për të shitur interesat e tij. Populli i Shqipërisë jam i bindur se e ka marrë vendimin. Ai s'mund të lejojë kurrë që Edi Rama të vazhdojë të trajtojë zyrën e kryeministrit si një çerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë kombëtare të shqiptarëve. Populli s'mund të lejojë kurrë që zyra e kryeministrit të përdoret për korrupsion politik dhe financiar pa fre, në vend që duhet t’i jepte zgjidhje shqiptarëve për të luftuar varfërinë dhe papunësinë.

Populli s'mund të lejojë kurrë që zyra e kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin duke larguar qindra mijëra shqiptarë dhe veçanërisht të rinjtë nga atdheu i tyre. Populli ka vendosur që Edi Rama të largohet një orë e më parë si një mafioz tashmë i provuar edhe botërisht me fakte dhe si një i korruptuar që s'ka asnjë lidhje me postin dhe institucionin kushtetues të kryeministrit. Edi Rama është tashmë vetëm një subjekt i merituar për drejtësinë për veprimet e tij shumë të rënda kundër kushtetutës, pluralizmit dhe demokracisë si dhe për grabitjen masive financiare me miliarda euro. Edi Rama është sot i provuar me fakte si korruptuesi i Mc Gonigal, si grabitësi i qindra milionë euro me inceneratorët, i miliarda eurove tek Porti i Durrësit, tek koncesionet, tek qindra tenderat sekretë, si shkatërruesi i Teatrit dhe si koka e qindra aferave me energjine elekrike, ujesjellsësat, tjetërsimin e pronave të qytetarëve shqiptarë dhe gjithçka.

Edi Rama është sot shkaku kryesor i mjerimit të shumëanshëm të shqiptarëve të ndershem dhe punëtorë. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për shpopullimin e Shqipërise por dhe njëkohësisht për mbipopullimin e burgjeve të Shqipërisë. Shqipëria dhe populli shqiptar janë këtu në mijëra vjet dhe këtu do të jenë në jetë të jetës dhe nuk do të lejojnë kurrë që një gjakprishur antishqiptar të trondisë ekzistencën e tyre. Ndaj 11 shkurti do të jetë dita e vendimit mbarëpopullor për rivendosjen e llogaridhënies së rreptë dhe pa kompromis që vendos Shqipërinë dhe shqiptarët të parë përgjithmonë. Nesër Shqipëria dhe shqiptarët vendosin dinjitetin e tyre në vend, dinjitet që nuk do të guxojë kush t’ua shkelë e nëpërkëmbë më, në të ardhmen. Nesër populli flet dhe të gjithë duhet të dëgjojnë e ti binden vullnetit të tij.'- u shpreh Meta.

Ora 13:11
Berisha kërcënon socialistët: Do të nisim fushatën “name and shame”

1676027460_Screenshot6.jpg

Sali Berisha, zhvilloi konferencën e përjavshme me gazetarët. Berisha u shpreh se të gjitha variantet janë të mundshme pasi u pyet nëse protestën e 11 Shkurtit do ta udhëheqë PD-ja apo do të udhëhiqet.

Sipas Berishës, tubimi i së shtunës është sipari i një revolucioni dhe do të vijojë deri në triumf. Po ashtu, ai u shpreh se në të ardhmen përveç protestave të tjera do të nisë edhe ajo që e quajti praktika “name and shame”.

Pyetje: Në protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme, do të udhëhiqeni apo do ta udhëhiqni protestën?

Sali Berisha: Të gjitha variantet janë të mundshme. Është e hapur. Është sipari i një revolucioni që fillon me protestën e nesërme dhe vazhdon deri në triumf. Do të ketë protesta të fuqishme si e nesërmja, do të ketë protesta të vogla. Do të ketë veprimtari ndaj atij kontigjenti që ne e quajmë “name and shame”, emëroje dhe turpëroje. Se ju e shihni. Këta hajdutë që banojnë midis qytetarëve, këta të paktën një tabelë tek shtëpia do u vihet këtyre, në mure… atyre të cilët SKAP-i i partisë i mbron. Të banosh afër një krimineli elektoral dhe të mos ua vesh etiketën kriminel elektoral pse e mbron SKAP bëhesh bashkëfajtor. Tani do ketë betejë të përgjithshme. A e morët vesh historinë e fundit Rama-Balluku? Shpallet tenderi për pistat e garave të makinave në Krastë të Elbasanit. Shpallet sot, krijohet, ndiqen procedurat ligjore siç janë, pas 3 ditësh Edi Rama shpall konkursin, veten kryetar të jurisë, shpall fituesin. 4 kompani botërore duke punuar, duke punuar, duke paraqitur ofertat, paraqitur çdo gjë. Dhe e zeron këtë, thotë këtë e garë e fitoi… Tenderi do edhe 5 javë për t’u mbyllur, por shpall fituesin 3 ditë pas shpalljes së tenderit. Këta kanë humbur çdo lloj sensi. Në këtë rast do fillojë praktika “name and shame”. Emëroje dhe turpëroje. Emërimi ëhtë vetëm një. Hajdut, ke vjedhur. Ta dinë qytetarët që po kalojnë pranë një banese ku ka një hajdut të madh.

Ora 12:49
Një ditë para protestës, Berisha paralajmëron policinë: Çdo protestues i lënduar, konsiderohet i persekutuar politik

Sali Berisha ka paralajmëruar policinë e Shtetit për protestën e ditës së nesërme, ku tha se çdo qytetar i lënduar do të konsiderohet si i persekutuar politik.

“Paralajmëron policinë që të mbajë qëndrimin korret. Çdo protestues i lënduar do konsiderohet i persekutuar politik. Persekutori do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Dhe ndaj paralajmëroj policinë, punonjësit e SHIK. Madje të mos futen fare në turmë se në Shik po ndodh…ai po shkatërron institucionet. Ky këshilltari i Ramës që shkon aty po shpërbën institucionin.”, tha ai.

Ora 12:40
Meta në një tryezë me Agron Nezën? Berisha e justifikon: Mund t’i ketë mbledhur vëllai gazetar, kishte reputacion të mirë (Por vëllai s'duket në foto)

Sali Berisha ka komentuar fotografinë e aleatit të tij Ilir Meta me shqiptaro-amerikanin Agron Neza, me të cilin shfaqet në të njëjtën tryezë. Pyetjes të gazetares së Report Tv Danjela Maloku nëse e ka pyetur se çfarë kanë diskutuar, Berisha thotë se kanë folur dhe shton se nuk është aspak i çuditur. 

Sipas tij, Meta është takuar me Agron Nezën falë njohjeve që kanë pasur me vëllain e tij gazetar, Agim Neza.

“Nëse është problemi tek opozita, opozita nuk ka patur asnjë pushtet dhe gjëra konkrete nuk i ka kërkuar dhe nuk mund t’i kërkonte McGonigal. përderisa ka shpërthyer skandali, Agron Neza ishte shqiptaro-amerikan, i cili thuhet se u thoshte njerëzve që jam punonjës i FBI. Nëse Ilir Meta ka drekuar e darkuar me të, nuk më çudit kjo. Ai ka pasur një vëlla gazetar, njeri serioz, i cili ka qenë zëdhënës edhe te PD, edhe te LSI kështu që i ndjeri Agim Neza ka qenë njeri me reputacion të mirë. S’kam dëgjuar asnjëherë se ka qenë i implikuar në këtë apo atë aferë. Edhe mua, po të më thoshte takim, po të kisha kohë do e kisha pritur”, tha Berisha.

Por në fakt gazetari i ndjerë Agim Neza jo vetëm që nuk duket në foto, por se ç'punë kishte ai të bënte bashkë Agron Duçkën, agjentin e FBI Rossini, biznesmenë kinezë së bashku me Agron Nezën e Ilir Metën vetëm Berisha mund ta mendojë se e shpjegon. 

1675982800_59ed306b2cab4fe8af39a1621aab3b04.jpg

Ora 12:26
Berisha nuk ndal akuzat: McGonigal, Veliaj dhe ministra kanë bërë orgjira në klube nate! Janë fotografuar

Sali Berisha nuk ndal sulmet ndaj mazhorancës sa herë që përmendet dosja ndaj ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe udhëtimet e këtij të fundit në Shqipëri. Në konferencën e përjavshme për mediat, Berisha hedh akuzën se McGonigal bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministra të tjerë janë takuar në klube nate, ku pretendon se edhe janë fotografuar.

Edi Rama ka urdhëruar shpalljen e McGonigal “qytetar nderi” në Tropojë për aktin kundër meje. Të shpallësh qytetar nderi një tradhtar të vendit të vet tregon akt papërgjegjshmërie të plotë. McGonigal, Erion Veliaj, ministra kanë bërë orgjira në klube nate dhe lokale gjysmë errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Është e sigurt kjo që them. Hetimi ndërkombëtar kërkon rregullat e veta por ne do të japim kontributin tonë.

Ai është sjellë këtu si një njeri i cili përpiqej të imponohej me detyrën e tij. Po stisin variantin se paratë i dha një shtetas turk dhe i pagoi Dorian Duçka”, tha Berisha.

Ora 12:19
Berisha: Protesta e nesërme po pritet me interes të madh në SHBA dhe BE           

Sali Berisha, nga selia blu një ditë para protestës së thirrur prej tij, u shpreh se protesta nesër po pritet me interes të madh nga SHBA dhe BE.

‘Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm tek qytetarët shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botë. Mund tu them se kjo është protesta, në të gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë, jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, rrugët, kafenetë, klubet, restorantet nuk flitet për gjë tjetër veç se për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet e Europës. Kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë, ‘Ëatergatit’ të shekullit të 21, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave, reagojnë për largimin e kryeministrit i cili për karrigen e tij nuk ngurroi të korruptojë dhe ta përdorë si vrasës me pagesë, zbuluesin, ndoshta më të rëndësishëm të planetit. Përmasat e aferës e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, sikundër theksoj këtu se Edi Rama është absolutisht i pashpresë. Ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe asaj të SHBA. Ai është në hetim të thellë në SHBA dhe ai hetim është shterrues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner, aleat, udhëheqës kryesorë i NATO-s, dhe sigurisë në botë.’- tha Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 11/02/2023 01:09

    Ti ndyresir e kombit con popullin per te dal ti prap kryeminister!!ti je i denuar o qorr!!prit ndonje dit ndonje snajper se e ke mbush kupen o qen I ndyre!!

    Përgjigju
  • Iris: 11/02/2023 01:08

    Komunist i betuar mbete deri ne fund o Sali anti-komunisti e demokrati i oreve te para! Praktika qe do te fillosh /name and shame/ eshte nje forme e modernizuar e /Daci bao-s/-fleterrufeve te perdorura gjeresisht ne kohen e Xhaxhit dhe kopjuar nga revolucion kulturor kinez.Dhe sa per /interesin/qe na paska ndezur kjo proteste ne SH.B.A dhe Evrope,te siguroj qe asnjeri nuk can koke nese ekziston nje Berishe a Mete,e jo me protesta juaj.

    Përgjigju
  • mond: 10/02/2023 20:55

    Po pse nuk vajte dhe ti o Sale, tju ishe bashkuar në festë,nuk do dilje keq besoj nga çdo anë të ishe....

    Përgjigju
  • dorjan: 10/02/2023 18:01

    Ky plere mbeti kafshe gjith jeten dhe te tille jane dhe ata qe i besojne.

    Përgjigju
  • Vini: 10/02/2023 16:53

    Vec per shkaterrim e keni mendjen

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 10/02/2023 16:44

    Ujrat e lumint Dunavec ku derdhen gjith jashtqitjet e Korces, eshte ndoshta mi “ paster” se Berisha. Berisha ka pjerdhur krejt.

    Përgjigju
  • Troi: 10/02/2023 16:39

    Sa budalla qe je ore.Vetem te genjesh di

    Përgjigju
  • Sigi: 10/02/2023 16:38

    Sali thirrja per militantet qe te shkojne te trokasi ne shtepite e socialisteve dhe ti shantazojne eshte prekje e lirise se qytetarit dhe kete e bejne vetem fashistet.Mos kujto se do mbetesh pa marre reston.Mos i co militantet ne konflikt civil se do humbesh perfundimisht perball shumices se shqiptareve.Rrej sic e ke zakon por thirrje per konflikt mos bej se do pergjigjedh per te gjitha qe ke bere oara dtejtesise

    Përgjigju
  • Jari: 10/02/2023 16:27

    Këta të dy, Sali Non Grada e Like Spiuni do lidhur sonte e të dërgohen në Koplik te BIZ te 41, këta i kanë të gjitha, vrasës, hajdutë, antishqipëtarë, vetëm burgu ju vjen haku këtyre dy të ç mëndurve.

    Përgjigju
  • SALI GOPI: 10/02/2023 15:35

    O të mjerët kok pa lar me kë meren , meren me një plak IDJOT, psikopat e një kriminel ordiner si Saliu pler. Like floriri spiun hajdut ordiner komplet si familje pler. O e mjera Shqipëri ku ka ngelur me çfar opozite wc.

    Përgjigju
  • Bujari: 10/02/2023 15:35

    O shtet prej letre o spak prej kashte po sa fakte dhe sa prova doni per kete kriminel qe ka 30 vjet qe vetem shkateron po ka me te ndyre per popullin tone sa Sali Berisha .o popull dhe sa do vuajme nga keta mos e degjoni se po perpelitet si pulat e ngordhura e ka te gjithen tek vetja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët