
Ministri izraelit Amihai Eliyahu, është pezulluar pas deklaratës në një intervistë radiofonike ku tha se mundësia e përdorimit të një bombe bërthamore në Gaza nuk përjashtohet si opsion. Pezullimi i tij erdhi pas presionit ndërkombëtar për shmangien e një katastrofë humanitare. Reagimet ishin të menjëhershme nga kabineti qeveritar, ndërsa në një postim, kryeministri Netanjahu u shpreh se deklaratat nuk janë të bazuara në realitet, dhe se Izraeli po ndjek standardet më të larta ndërkombëtare për shmangien e viktimave civile.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ndërpriten sërish komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza! Ushtria izraelite: E kemi rrethuar, brenda 48 orëve do fillojmë të hyjmë në qytet










