Folie Marine ndez plazhin e Jalit

Folie Marine ndez plazhin e Jalit
Jeni gati për një fundjave vërtet shpërthyese? Nëse po nuk duhet të humbisni plazhin e Jalit në jug të vendit. Një fundjavë fantastike ju pret në Folie Marine, pa lënë jashtë partin e së dielës në mesditë, ku banjot në ujërat e kthjellëta të detit Jon, mund t’i alternoni në tingujt e muzikës me Dj-t më të zgjedhur të momentit.

Gjithçka do të nisë të premten, me një vajzë hungareze, emri artistik i së cilës është DJane Lia. Ish - modele dhe krijuese e një linje bizhuterie, Lia Kostanczi zbuloi talentin e saj si Dj vetëm në 2009 kur nxori albumin e saj të parë. Në 2010 albumi i dytë i dha asaj një famë në diskotekat më në zë të Europës. Të premten ajo luan për herë të parë në jug të Shqipërisë.

Të shtunën Dj Abel do të jetë përgjegjës për muzikën që do pushtojë Folie Marine, ndërsa të dielën nga Kosova zbret në Jal, Dj Mali&Lumi. Muzikë që nis në orën 12 të drekës, për një Beach Party me shkumë dhe koktejle.

Për ata që një javë më parë munguan në plazhin e Jalit po ju bëjmë një përmbledhje të shoqëruar me foto nga fundjava që nisi gjithashtu të premten me Dj Vik Krajen, që vazhdoi me Dj Bestseller nga Greqia, përfundoi me Dj Aldon.

Kush dashuron jetën e natës, Fundjava suplement ju kërkon të tregoheni të përgjegjshëm me alkoolin. Bëhet fjalë për ata që do të drejtojnë makinën. Pjesa tjetër argëtohuni sa më shumë, sepse verës i kanë mbetur dhe 2 muaj.

Pushime të mbara nga suplementi juaj i preferuar!

(Marrë nga Suplementi Fundjava)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren