Foltorja e Sali Berishës, alibia perfekte e humbjes së zgjedhjeve për Bashën!

Foltorja e Sali Berishës, alibia perfekte e humbjes së zgjedhjeve për Bashën!

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Me një proces kaotik mbushur me paqartësi, foltorja e ish kryeministrit Sali Berisha bashkë me deputetët e tij dhe LSI-në e Ilir Metës, po bëhen gati të futen në zgjedhjet lokale të 6 marsit. Të qartë për kuotat e ulëta në opinion, në shënjestër  është marrja e sa më shumë votave të djathtës dhe dobësimin e Lulzim Bashës.

Dyshja Berisha- Meta, si llogaritarë me eksperiencë e dinë se objektivi elektoral përballë PS, është minimal, por ndaj PD se Lulzim Bashës është maksimal. Megjithë këtë strategji dhe koordinim foltore-presidencë, ajo që “pa dashje” Meta dhe Berisha po bëjnë, po i japin një shërbim të jashtëzakonshëm qëndrimit në karrige Lulzim Bashës. Foltorja dhe LSI po shërbejnë si alibia kryesore për humbjen e zgjedhjeve për Bashën, një alibi që në fakt është bindëse. Mjafton që në zgjedhjet e pjesshme lokale kandidatët e foltores të marrin qoftë dhe 1000 mijë vota nga e djathta, kandidatët e PD humbasin automatikisht zgjedhjet, dhe me të drejtë që shkaktarët e përçarjes dhe humbjes së votimeve ata do të jenë.

Alibia perfekte! Lulzim Basha falë aktorëve të vjetër politik, e ka gati fjalimin me shkaqet e humbjes në 5 bashki, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje, Dibër e Durrës. Arsyeja është përçarja dhe mbrojtja e interesit politik personal nga kambi armik! Shanset e vetme të së djathtës mbetet në bashkinë e Shkodrës, ku diferenca mes të majtës dhe të djathtës janë të larta. Por edhe aty ujërat janë të turbullt për opozitën, Helidon Bushati dha dorëheqjen dhe vendin ja zuri i kudo ndodhuri Enkelejd Alibeaj.

Por në mënyrë krejt paradoksale me atë që thotë Sali Berisha dhe deputetët e tij, ata janë duke e forcuar akoma më shumë Lulzim Bashën në karrigen e kreut të PD. Një formë për ta dobësuar Bashën në opinion publik dhe demokrat, mund të ishte mos pjesëmarrja në votime nga foltorja, duke ja vështirësuar justifikimet e humbjes kreut të PD, dhe jo pjesëmarrja në një proces zgjedhor pa logo dhe pa strategji të qartë.

Kjo do i jepte frymëmarrje dyshes Meta- Berisha edhe për zgjedhjet lokale 2023. Por jo, urrejtja ndaj Bashës është aq e madhe, sa askush nuk po pyet për demokratët e thjeshtë që me shumë gjasa mund të bojkotojnë votimet. Foltorja me apo pa dashje, e ka arritur një qëllim gjithsesi, forcimin e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vasil: 30/01/2022 11:27

    po ca flet or arber, basha i humbur ka qene gjithmone, sa herr ka garuar, por kesaj rradhe do dali i treti. KUPTON

    Përgjigju
  • Luani: 29/01/2022 15:16

    Ky luli sa me shume humbet aq me shume fiton. Paradoks i gjalle

    Përgjigju
    • Llane: 30/01/2022 09:50

      E pra è çuditshme, Don Kishot është, s'la fitore imagjinare pa arritur.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?