Në "Foltoren" e Ervin Salianjit me demokratë të Durrësit ishte i pranishëm edhe Ndrec Pjetri, ish-kreu i forumit rinor të PD-së dhe njëherazi kandidiati më i votuar i PAA në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ai u shpreh i bindur se takimi i sotëm nuk i shërben interesave personale të asnjë individi, por vetëm qytetarëve dhe rimëkëmbjes së Partisë Demokratike.
"Jemi bërë si zogjtë e korbit, s’dimë ku kemi kokën", tha ai duke komentuar edhe protestat para kryeministrisë.
"Jemi bërë si zogjt e korbit që se dimë as ku jemi as ku do shkojmë. Ka nis një protestë në Tiranë, por s'ka asnjë lloj orgnizimi. Të rrimë duarkryq apo të ngremë zërin. Ne duhet të jemi modeli si ta zgjidhim situatën. Kjo nuk është për interesa personale. Duhet të bindim të parët rrethin tonë që kjo është për të mirën e opozitës shqiptare dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ne duhet të jemi modeli që duhet të themi çfarë duhet të bëjmë dhe si të zgjidhim situatën. Ky rrugëtim nuk është për kauza personale dhe emra të caktuar. Unë ju garantoj një gjë: që interesi im është në interes të qytetarëve shqiptarë. Kam garanci historikun tim, e kam nisur 14 vjeç dhe sot jam 34, me dy fëmijë, dhe nuk e kam lënë. Të bindim që kjo nuk është për interesin e atij personi të anjërit",- tha Pjetri.
Lajmi kryesor:
Salianji trazon PD me Foltoren nga Durrësi: Partia duhet të hapet që të mundë Ramën! E paaftë të fitojë zgjedhjet, ndryshimi nis këtu











