Me një lëvizje të paralajmëruar që tregon se ujërat në Partinë Demokratike kanë filluar të lëvizin e kërkojnë ndryshim, Ervin Salianji edhe pse pa bekimin e Sali Berishës nisi foltoret në bazën e demokrëtve nga Durrësi. Mesazhi ishte i qartë: është koha e një gjenerate të re.

"Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirrur, thirrjet e tyre s’duhen relativizuar dhe nuk duhen injoruar. Këto thirrje janë dhimbje që rëndojnë dhe duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani, e kam ndjerë këtë thirrje dhe përgjegjësiajonë duhet të jetë e qartë, PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin",- tha Salianji.

Ndryshe nga lidershipi i Partisë Demokratike, humbjet radhazi Salianji nuk ia faturon vetëm Edi Ramës.

“Një tjetër shkak është pafatësia e opozitës. E para, për të qenë të ndërgjegjshëm për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, për t’i fituar zgjedhjet. Zgjedhjet e pjesshme lokale janë mesazh. Edi Rama nxori 15 mijë votues në Vlorë, por ne nuk nxorëm më shumë se 2 500",- tha Salianji.

Kryetarin Berisha nuk e përmendi në asnjë moment të fjalimit të tij, por mesazhin e lëvizjes së re ia përcolli një i ri i FRPD-së.

"Dua të përshëndes Berishën. Të hapim diskutimet brenda PD, ca kemi bërë gabim në të shkuarën. S'duam koka turku, por cfarë të përmirësojmë",- tha Arjon Bajramaj, ish-Kreu i FRPD Durrës.

Lëvizjes së re që premton ndryshim në PD, iu bashkuan edhe ata që pësuan në lëkurë pabarazinë e hartimit të listave e që mbetën jashtë parlamentit ndonëse më të votuarit.

"Ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme për PD. Kjo është një frymë për të përballuar çdolloj përpjekje, ideje, votuesi, simpatizant… Të gjithëve brenda PD duhet t’i kujtojmë që është parti e lirë",- tha Ilir Alimehmeti, ish-kandidat për deputet.

Për demokratët e Durrësit dhe jo vetëm Salianji e kishte një mesazh.

"Kam një thirrje sot, bashkohuni me ne, do ta mundim Ramën të hapur të bashkuar dhe të ripërtërirë”,- tha Salianji.

Të pranishëm ishin Aulon Kalaja, kryetarët e degëve në Durrës e qindra përfaqësues të strukturave duke sfiduar urdhërin e Sali Berishës disa orë para nisjes së foltores që të mos marrin pjesë në takimin e ish-deputetit Salianji.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:31
Foltorja e Salianjit, Berberi: PD ka nevojë për të pastruar të gjithë 'ujin e ndenjur' në të

1764797706_59092074013943840220466554907274971724768803n.jpg

Në Foltoren e Ervin Salianjit që nisi sot në Durrës, anëtari i FRPD, Oresti Berberi, theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për ristrukturim. Ai tha se për të pastruar ujin e ndenjur brenda partisë, ndryshimi duhet të nisë nga qelizat më të vogla deri tek më të mëdhaja.

“Kjo sallë këtu përgjatë 2025 ishte vështirë të mbushej kurse sot kjo sallë është plot këtu dhe ka njerëz që nuk kanë hyrë ende, kjo më tregon që këtu ka akoma shpresë për ndryshmi. Ka akoma shpresë për fitore, për PD për shqiptarët për Durrësin. Për të gjitha ata që e duan PD forcë fituese. Dhe që duan pushtetin për PD, që ti japë Shqipërisë shansin e saj më e mirë. Unë kam thënë dhe e them PD ka nevojë për hapje. PD ka nevojë për fytyra të reja, ka nevojë për ristrukturim për riorganizim. Dhe për të pastruar të gjithë ujin e ndenjur në të. Dhe ky ndryshim duhet të nisë nga qelizat më të vogla dhe deri tek më të mëdha.”, tha ai.

Ora 19:54
Televizioni i familjes Berisha i fik sinjalin Salianjit në Durrës

1764787764_ervinsalianji.jpg

Ndërkohë që ish-deputeti Ervin Salianji ishte duke folur nga Durrësi, televizioni i familjes Berisha i ka prerë sinjalin dhe transmetimin.

Edhe pse janë duke e dhënë shumica e mediave live, vetëm televizioni i Berishës e ndërpreu sinjalin e transmetimit./TemA

Ora 19:12
Salianji për Report Tv, i përgjigjet Berishës: Bëra burg për partinë! Foltorja nuk i shërben interesave personale, por PD-së

Pas Foltores në Durrës, Ervin Salianji tha për Report Tv se takimi që u zhvillua me qindra demokratë të Durrësit dhe funksionarë të Partisë Demokratike në këtë qytet, nuk i shërben asnjë interesi personal të askujt, por rienergjizimit të Partisë Demokratike.

Për gazetaren Danjela Maloku, Sali Berishës iu përgjigj duke thënë se sakrifica e demokratëve në më shumë se 12 vite në opozitë, duhet vlerësuar dhe jo të merret e mirëqënë. Ai kujtoi se vetë është ka kryer afro 1 vit dënim për burg për shkak të angazhimit të tij politik në mbrojtje të interesave të Partisë Demokratike

"Unë dua që PD të jetë parti e madhe dhe që njerëzit kanë sakrifikuar shumë. Unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë sakrifikuar financat, energjinë... Sot iste e gjithë kupola e lartë e PD e zgjedhur me votë. Problemi i demokratëve dhe politika brenda PD-së është që askush nuk takon njerëz; kush takon njerëz, bën mirë",- tha Salianji.

Ora 19:05
Ervin Salianji nga Durrësi: Shqipëria po plaçkitet dhe shpopullohet, gjithçka komandohet nga një dorë e vetme

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nga Durrësi ka bërë thirrje që çdo demokrat t’i bashkohet lëvizjes për ndryshim. Ai tha se vendi është plaçkitur dhe shpopulluar dhe se çdo gjë sipas tij po komandohet nga një njeri i vetëm. 

'Sot Shqipëria nuk po qeveriset por po plaçkitet. Shqipëria po shpopullohet dhe po plaket. Gjelbërimi, rrugët janë si në mesjetë. Si në rastin e marrjes së pandehur të Ballukut tregon se çdo në Shqipëri komandohet nga një dorë e vetme. Kemi një njeri që nuk skuqet dhe nuk zverdhet.

Ky është një moment i rëndësishëm ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD. Keni dhënë kontribut për PD-në, duke u përballur me një autokraci që kontrollon gjithçka dhe në këmbin nuk keni kërkuar asgjë përveç vëmendjes mungesës.

Sot jemi këtu sepse demokratët janë duke thirrur. Shqipëria është duke thirrur. Dhe thirrjet e tyre as nuk duhet zbukuruar dhe as nuk duhet relativizur. PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin. Dhe ky ndryshim po fillon nga kjo sallë që po fillon. Nga kjo energji që është e pashtershme, por nuk i jepet mundësia për arsye që gjithsecili prej jush i di", tha Salianji.

Ora 19:03
Foltorja në Durrës, Ervin Salianji: Partia Demokratike e paaftë të nxjerrë shqiptarët në kutitë e votimi

Partia Demokratike ka qenë e paaftë për të nxjerrë drejt kutive të votimit jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe simpatizantët e saj. Kështu tha Ish-deputeti Ervin Salianji në Foltoren e nisur sot nga Durrësi, ku nënvizoi nevojën që kupola drejtuese e Partisë Demokratike të mos mbyllë sytë ndaj faktit që baza e kësaj force politike është e lodhur nga humbjet e njëpasnjëshme dhe zbatimi verbërisht i direktivave politike, që nuk kanë prodhuar kurrë asnjë rezultat, e as nuk i kanë afruar me fitoren.

"Të dashur miq, duhet ta themi hapur dhe me sinqeritet: një tjetër shkak është pafatësia e opozitës. E para, për të qenë të ndërgjegjshëm për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, për t’i fituar zgjedhjet. Zgjedhjet e pjesshme lokale janë mesazh. Edi Rama nxori 15 mijë votues në Vlorë, por ne nuk nxorëm më shumë se 2 500. Ne jemi të qartë pse nuk i motivojmë ne të dalin të votojnë dhe t’i pyesim; ne nuk mund t’i mbyllim as sytë, as veshët, kur një super-skandal si rasti i Belinda Ballukut nuk bëri që njerëzit të vërshonin në shesh dhe të revoltoheshin, të rrëzonin qeverinë. Ministra, kryebashkiakë e zyrtarë përballen çdo ditë me drejtësinë, por nuk i lëshojnë postet. PD përsëri nuk po rritet. Personalisht e ndjej plagën tuaj dhe të çdo demokrati; humbjet apo vjedhjet na kanë ulur kokën, gërryer shpirtin.  Demokratët janë lodhur, dhe ne nuk duhet ta kemi frikë të themi të vërtetën ashtu siç është. Çdo drejtues duhet ta shohë këtë ashtu siç është. Unë di edhe diçka tjetër: PD nuk është vetëm një parti politike; po të ishte e tillë, me çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve, nuk do të kishte mbijetuar dot. PD është vokacion, pasuri kombëtare, por ajo duhet të hapet, të ripërtërihet, të zgjohet, të rinovohet. Zëri i ri bashkon njerëzit përtej partive politike. Zëri i ri ka sjellë shpresë dhe aspirata fitoreje në disa bashki. Shqipëria ka nevojë për ne, ka nevojë për një PD të hapur, energjike, të sinqertë. Duhet ta themi me zë të lartë dhe pa asnjë kompleks: ne kemi forcën për ta sjellë rotacionin në këtë Shqipëri, ne kemi forcën për ta fituar. Partia Demokratike duhet të hapet. Të ngrihemi në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve, të rrokim në çdo derë…",- tha ndër të tjera Ervin Salianji.

Ora 19:00
Nisi foltore nga Durrësi, Ervin Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i Partisë Demokratike

Ervin Salianji, para se të futej në sallën për takimin me demokratët sot në Durrës, u prononcua për media. Ai u shpreh se qëllimi i këtyre takimeve është është ringritja dhe zgjimi i Partisë Demokratike.

“Është salla plot. Ka edhe njerëz jashtë. Është me shumë rëndësi që cilido prej politikanëve, sidomos ata të PD-së, të kthehen te njerëzit. Te kafenetë, te takimet, që të bëjmë të mundur zgjimin e PD-së dhe ngritjen e saj. Do të jem në çdo takim të demokratëve, për t’i dëgjuar njerëzit dhe për të ndarë mendimet se si PD mund të bëhet alternativë që mund ta mundë Edi Ramën.

Në këtë takim janë të gjitha strukturat e PD-së. Janë lista më e votuar e PD-së në Durrës. Janë njerëz që nuk kanë pasur përfaqësim për të qenë pjesë e strukturave. Ne kemi menduar, ashtu si edhe organizatorët, që të jetë një format ku të flitet hapur dhe qartë, për të çuar mendimet atje ku duhet. Qëllimi i çdo takimi është ringritja dhe zgjimi i PD-së. Ky është i vetmi qëllim imi”, tha Salianji për mediat.

Ora 18:58
FOTOT/ PD e Durrësit nuk i bindet Berishës, salla mbushet plot për foltoren e Ervin Salianjit

1764785528_ervinsalianji.jpeg

Ervin Salianji ka mbajtur një foltore me anëtarët e Partisë Demokratikë në Durrës, pavarësisht se Berisha kishte kërkuar bojkotimin e takimit të Salianjit, Dega e PD-së së Durrësit nuk i është bindur.

Salla në të cilën është mbajtur takimi i Salianjit, është mbushur plot. Takimit i janë bashkuar një numër i konsiderueshëm drejtuesish lokalë dhe figura të njohura të PD-së në qark.

Ora 18:58
Salianji para demokratëve në Durrës: Kjo nuk është ora e iluzioneve, por e vendimeve të mëdha! PD duhet të hapet, Ramën do ta mundim të ripërtërirë

 

Nga foltorja në qytetin bregdetar të Durrësit, Ervin Salianji u bëri thirrje jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve shqiptarë që tu bashkohen për të mundur Edi Ramën. Salianji tha se kjo nuk është ora e iluzioneve, por e vendimeve të mëdha, duke theksuar se Ramën mund ta mundin vetëm të ripërtërirë.

“PD është institucion i rotacionit, i ndryshimit për shqiptarët, ka sjellë shpresë kur Shqipëria ka qenë në udhëkryq, Shqipëria është në udhëkryq të tillë. Duhet ta themi me zë të lartë siç e thanë të gjithë të rinjtë, ne e kemi forcën për ta sjellë rotacionin në këtë Shqipëri, ne e kemi forcën për ta fituar dhe fitoja nuk është opsion, por përgjegjësi historike dhe detyrim që i kemi shqiptarëve e demokratëve. Ne mundemi dhe duhet dhe do ta mundim Ramën. Kjo nuk është ora e iluzioneve, kjo është ora e vendimeve të mëdha ta themi me zë të lartë, PD duhet të hapet. Të jemi njerëz të hapur, te sinqertë për tu dhënë të gjithëve mundësi të re. Kam një thirrje sot, bashkohuni me ne, do ta mundim Ramën të hapur të bashkuar dhe të ripërtërirë”, tha Salianji.

Ora 18:49
Salianji nis foltoret nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet për të mundur Ramën! Thirrja e demokratëve duhet të rëndojë në peshën e çdo politikani

Ervin Salianji e cilëson një rizgjim për Partinë Demokratike takimin me demokratët në qytetin e Durrësit. Ish-deputeti demokrat tha se ndryshimi i partisë do të nisë nga salla ku u zhvillua foltorja, duke theksuar se PD duhet të përgatitet për të mundur kryeministrin Edi Rama. Thirrja e demokratëve pas humbjes së thellë të 11 majit, Salianji tha se duhet të rëndojë në përgjegjësinë e çdo politikani.

“Rizgjim i PD, sepse ju jeni heronjtë e PD, keni sakrifikuar dhe keni dhënë kontribut duke u përballur me autokraci dhe në këmbim s’keni kërkuar asgjë veç vëmendjes, e dëgjesës, e ndarjes së shqetësimeve që secili i ka për fuqizimin e PD. Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirrur, thirrjet e tyre s’duhen relativizuar dhe nuk duhen injoruar. Këto thirrje janë dhimbje që rëndojnë dhe duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani, e kam ndjerë këtë thirrje dhe përgjegjësia jonë duhet të jetë e qartë, PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin që gjithë po presin ky ndryshim nis edhe nga kjo sallë si takim i parë që i zhvillojmë me demokratët, nga kjo energji që është e pashtershme në PD por që nuk i jepet mundësia”, tha Salianji.

Ora 18:48
Alimehmeti i bashkohet foltores së Salianjit: S’ka mendime të gabuara, PD është parti e lirë! Ky takim, frymë për të përmirësuar partinë

Foltores së thirrur nga Ervin Salianji në qytetin bregdetar të Durrësit iu bashkua edhe Ilir Alimehmeti, kandidati më i votuar i Tiranës në zgjedhjet e 11 majit. Alimehmeti tha se ky takim është një frymë për të përmirësuar partinë, për të diskutuar dhe për të përballur mendimet me votuesit. Në fjalën e tij, Alimehmeti tha se nuk ka mendime të gabuara dhe se duhen dëgjuar të gjithë votuesit, pasi PD është parti e lirë.

"Po të jetë për mirë, në mandatin e katërt që zhvat Edi Rama dhe e dimë shumë mirë si zbatohet dhe si thotë Edi Rama. Në një vit kur neve vërejmë se si, me një të rënë të lapsit, Belinda Balluku merr nga 50 milionë euro dhe në fund të ditës nuk dihet a është e sigurt për të kaluar aty apo jo. Nuk jemi mirë. Ne kemi nevojë që këtë regjim ta hedhim një orë e më parë. Shumë prej nesh mund të thonë që na hoqi të ardhmen tonë, por duhet të mendojmë edhe për fëmijët dhe nipërit tanë. Ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme për PD.

Kjo është frymë për të bashkuar çdo lloj ideje, personi, votues, simpatizant brenda apo jashtë Shqipërisë që ti rrahim bashkë këto ide. Duhet të flasim me votuesit, votuesi flet me emër, me shpirt, me zemër, e kanë të vështirë dhe ata. Duhet të kuptojmë se këtu nuk kemi vetëm korrupsion financiar, por edhe korrupsion moral, s’mund të transmetohet tek ne. Ne moralin e kemi të parin dhe me këtë moral hajde të bashkojmë idetë tona, nuk ka mendime të gabuara, të gjitha duhet ti dëgjojmë, PD është parti e lirë, ti dëgjojmë dhe ti rrahim këto mendime", tha Alimehmeti.

Ora 18:39
Ish-kreu i FRPD-së mesazh Berishës nga Foltorja e Salianjit: S'duam koka turku, por ka pasur vendime të gabuara

Ish-kreu i FRPD, Artion Bajramaj pati jo pak kritika për Partinë Demokratike gjatë fjalës së tij në Foltoren e Salianjit në Durrës. Një mesazh pati drejtpërdrejtë për kreun e PD, Sali Berisha të cilit i tha se me këto takime nuk po kërkojnë koka turku, por vetëm të hapin partinë e diskutojnë se çfarë mund të përmirësohet. Diskutime të tilla ndodhin në çdo familje tha ai, duke shtuar se ka pasur edhe gabime në të shkuarën.

"Dua të përshëndes Berishën. Të hapim diskutimet brenda PD, ca kemi bërë gabim në të shkuarën. S'duam koka turku, por çfarë të përmirësojmë. Diskutime të tilla ndodhin në çdo familje, çfarë mund të rregullohet, ka dhe gjëra që janë bërë në mënyrë të gabuar",- tha Artjon Bajramaj.

Bajramaj  theksoi se primaret ishin diçka pozitive, por sipas tij, dështuan.

“Duhet të ketë transparencë mes bazës dhe të probleme me reformën territoriale. Patëm probleme të tjera, siç ishin primaret që për mendimin tim ishte një sistem shumë i mirë sepse i elektrizoi njerëzit dhe i vuri në lëvizje. Rregullat e lojës vendosen përpara nuk mund ti vendosësh mbrapa.

Nuk mund të jetë që futemi të gjithë në garë, fiton dikush, dhe dikush tjetër vendos nga lart se nuk i pëlqen fituesi dhe e nxjerr nga i pari të dyti ose të tretin. Patëm probleme me listat e mbyllura, patëm probleme me organizmin e deputetëve me listat e mbyllura'', tha ai.

Ora 18:30
Foltorja e Salianjit në Durrës, ish-kandidati: Jemi bërë si zogjtë e korbit, s’dimë ku kemi kokën! Jo betejë për interesa personale

Në "Foltoren" e Ervin Salianjit me demokratë të Durrësit ishte i pranishëm edhe Ndrec Pjetri, ish-kreu i forumit rinor të PD-së dhe njëherazi kandidiati më i votuar i PAA në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ai u shpreh i bindur se takimi i sotëm nuk i shërben interesave personale të asnjë individi, por vetëm qytetarëve dhe rimëkëmbjes së Partisë Demokratike.

"Jemi bërë si zogjtë e korbit, s’dimë ku kemi kokën", tha ai duke komentuar edhe protestat para kryeministrisë.

"Jemi bërë si zogjt e korbit  që se dimë as ku jemi as ku do shkojmë. Ka nis një protestë në Tiranë, por s'ka asnjë lloj orgnizimi. Të rrimë duarkryq apo të ngremë zërin. Ne duhet të jemi modeli si ta zgjidhim situatën. Kjo nuk është për interesa personale. Duhet të bindim të parët rrethin tonë që kjo është për të mirën e opozitës shqiptare dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ne duhet të jemi modeli që duhet të themi çfarë duhet të bëjmë dhe si të zgjidhim situatën. Ky rrugëtim nuk është për kauza personale dhe emra të caktuar. Unë ju garantoj një gjë: që interesi im është në interes të qytetarëve shqiptarë. Kam garanci historikun tim, e kam nisur 14 vjeç dhe sot jam 34, me dy fëmijë, dhe nuk e kam lënë. Të bindim që kjo nuk është për interesin e atij personi të anjërit",- tha Pjetri.

Ora 16:59
Berisha trembet nga takimi i Salianjit në Durrës, mesazh demokratëve: Distancohuni nga këto të ashtuquajtura takime

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji nis sot foltoren nga qyteti i Durrësit, ku do të zhvillojë takim me demokratët për të diskutuar mbi situatën në PD dhe disfatën e zgjedhjeve të majit. Por, kjo lëvizje e Salianjit duket se e ka trembur Sali Berishën i është ka vënë në lëvizje degët e PD në qytetin bregdetar që tu bëjnë thirrje anëtarëve që të mos i bashkohen takimit të ish-deputetit që mbahet sot në 18:00.

Në mesazhin që u është dërguar anëtarëve të PD nga dega nr.1 dhe 2 në Durrës thuhet se njoftimi për takimin është ndarë nga persona të paautorizuar dhe se kjo lëvizje s’ka të bëjë me PD-në. Më tej, thuhet se kjo thirrje është fund e krye dezinformim, ndërsa u kërkohet demokratëve që të distancohen nga këto të ashtuquajtura takime.

"I nderuar anëtar i PD, dega Durrës! Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat tona. Ky njoftim nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj. Ai njoftim është fund e krye dezinformim.

Partia Demokratike sot ka në fokus të betejës së saj korrupsionin Rama–Balluku në Tunelin e Llogarasë dhe aferat e tjera korruptive të tyre. Ndërkohë jemi duke hyrë në procesin e brendshëm të analizës, gjithnjë vetëm brenda forumeve të Partisë. Ndaj ne, si anëtarë të PD-së, distancohemi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara më datë 3 Dhjetor”, shkruhet në mesazh.