Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë mbrëmje në Kuçovë për 'Foltoren' e radhës me demokratët. Berisha tha se 8 vitet e fundit ishin varfërim për shqiptarët për shkak të Edi Ramës, ndërsa edhe njëherë i ka bërë thirrje kryesisë së PD të japin dorëheqjen. Berisha deklaroi se anëtarët e Kryesisë së PD, 60% e tyre të emëruar nga Lulzim Basha, nuk përfaqësojnë demokratët, pasi nuk janë të votuar. Sakaq, ai deklaroi se me Edi Ramën votë të lirë nuk ka, ndaj të përgatitemi për stinën e protestave të mëdha.
"Ju jeni dëshmitar se si ky njeri ka marrë vendime në tre muajt e fundit pa pyetur asnjë forum, asnjë nen të statutit. Ju jeni dëshmitarë së fundmi që Kryesinë e partisë e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është Kryesia juaj, ajo është Kryesia e peng Bashës. Unë i ftoj ata të gjithë që të japin dorëheqjen për dinjitetin e tyre. Ata u përkasin ju dhe ju them se ju jeni drejtuesit dhe njerëzit e besimit të anëtarësisë së PD. Ju nuk mund të jeni kurrë anëtarë të shoqatës Basha-Bardhi, duhet të qëndroni midis anëtarësisë së PD. Ndaj dhe jepni dorëheqjen", u shpreh Berisha
Ndërsa ish-lideri i PD ka lavdëruar Fatos Nanon. Ai theksoi se Nano njihet për meritat që reformoi Partinë Socialiste dhe vendosi institucionin e votës, ndërsa akuzoi Ramën se i ka shkatërruar këto reforma.
“Më e rënda nga të gjitha është fakti se ne humbëm votën në këto 8 vite. Ne votojmë, por na i numëron partia shtet. I rrëmben Edi Rama. Kështu ndodhi në zgjedhjet e 2017 dhe të 2021. PS kaloi një provë të madhe drejt reformës me Fatos Nanon, ai kur është esëll flet saktë, duhet t’ia njohim këtë meritë. Por ai bëri një reformë të madhe, nga partia e njëshit u kthye në anëtar të thjeshtë dhe mori sërish partinë nga vota e anëtarëve. Por dha dorëheqjen dhe iku. Ky që erdhi dhe u duk si lider europian dhe vendosi që ai që humbiste të ikte. Por kur humbi zgjedhjet në vitin 2009 detyroi anëtarët që të votonin të mos largonin kryetarin”, tha Berisha.
Më tej, Berisha deklaroi se do të mbrojë familjen ndërsa sa i përket emërtimeve 'Prindi 1' dhe 'Prindi 2' për nënën dhe babain, theksoi se nuk t'i pranonte kurrë dhe se këtë gjë mund ta bëjë Edi Rama dhe të heshtë Lulzim Basha.
"Ne sigurisht që do mbrojmë familjen. Nuk do lejojmë që ligjet e bazuara në ideologjinë ateiste ta cenojnë atë. Çfarë do të thotë prindi 1 prindi 2. A nuk është kjo atak në identetin e njeriut që të shndërrosh identeitet njerëzor në numra. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama, për këtë mund të heshtë vetëm peng Basha por këtë nuk e pranojmë ne kurrë. Ne do rikthejmë vlerat, pronën dhe do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e pasojave të krijuara nga ligjet e mëparshme", u shpreh Berisha.
Lideri historik i PD kishte një thirrje për demokratët nga Kuçova që të mos marrin pjesë te Kuvendi i 18 dhjetorit, i cili sipas tij është i paligjshëm ndërsa e quajti 'mbledhja e krimit të shoqatës Basha-Bardhi'. Berisha ftoi delegatët që të grisin formularët e patronazhistëve të cilët sipas tij kanë dalë nga zyra e Edi Ramës. Rama, tha Berisha do të përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi në 18 dhjetor.
"Ftoj demokratët të mos shkojnë, të braktisin anti-Kuvendin e datës 18, de facto, mbledhjen e krimit të shoqatës Basha-Bardhi. Në një akt të turpshëm për të sfiduar pluralizimin politik në Shqipëri. Rama do përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi. Pasi dështuan me Kryesinë kanë shpërndarë formularët e patronazhistëve. Formularët janë prodhuar në zyrat e Fugës së Edi Ramës, personi përgjegjës njofton... Përshëndes qindra e mijëra demokratë që i kanë grisur dhe i kanë hedhur në kosh. Po refuzojnë mençurisht anti-Kuvendin e turpshëm, apo themelimin e shoqatës Basha-Bardhi", tha Berisha.
Demokratët tha ish-kryeministri do t'i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit të cilin e quajti si ditëlindja e dytë e PD, ndërsa shtoi se numri i firmave të delegatëve ka arritur rreth 5 mijë. Sakaq, ai shtoi se Kuvendi Kombëtar i PD do të vazhdojë deri sa të arrijnë disa nga pikat e mbledhjes së tij. Ndërsa në një intervistë për Zërin e Amerikës Berisha ka theksuar se nuk do të krijojë një forcë të re politike.
Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura me 71 kryetarët, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga 'Foltorja' e Kuçovës se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet më 11 dhjetor dhe do të vazhdojë deri sa të arrijnë disa nga pikat e mbledhjes së tij. Berisha theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për një ristrukturim.
"Partia do ristrukturohet. Nuk mund të mbajmë Kuvende Komëtarë që nuk mblidhen dot, se skanë ku të ulen. Dhe kurrën e kurrës nuk mund të mbajmë anëtarë të kryesisë me të emëruar. Do jetë një kryesi nga 19 deri në 23 anëtarë, një kryesi që funksionon, që merr vendime dhe mblidhet. Duhet një ristrukturim. Kuvendi mblidhet më 11 dhjetor dhe do vazhdojë deri sa të arrijmë disa nga pikat e mbledhjes së tij."-tha Berisha.
Në 'Foltoren' e Berishës në Kuçovë një qytetar tregoi një foto që kishte në celular me kryedemokratin Lulzim Basha. Qytetari fshiu foton me Bashën, duke thënë se ky i fundit duhet të largohet.
Ish-kryeministri Berisha deklaroi se qytetari bëri mirë, pasi duke qenë afër Festës së Flamurit, flamuri e besëprerja nuk qendrojnë bashkë.
Qytetari: Kam një fotografi me Bashën para disa kohësh. Do ta heq foton me Lulushin. Lulushi do ikë.
Sali Berisha: Në prag të festës së Flamurit, bëre shumë mirë. Kjo sepse flamuri dhe pabesia nuk bëhen kurrë palë.
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga 'Foltorja' e Kuçovës deklaroi se do të mbrojë familjen deri në fund dhe nuk do t'i pranojë emërtimet 'Prindi 1' dhe 'Prindi 2' për nënën dhe babanë. Berisha tha se këtë mund ta bëjë Edi Rama dhe të heshtë Lulzim Basha. Këtë të fundit Berisha e quan peng të kreut të qeverisë.
"Ne sigurisht që do mbrojmë familjen. Nuk do lejojmë që ligjet e bazuara në ideologjinë ateiste ta cenojnë atë. Çfarë do të thotë prindi 1 prindi 2. A nuk është kjo atak në identetin e njeriut që të shndërrosh identeitet njerëzor në numra. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama, për këtë mund të heshtë vetëm peng Basha por këtë nuk e pranojmë ne kurrë. Ne do rikthejmë vlerat, pronën dhe do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e pasojave të krijuara nga ligjet e mëparshme", u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga 'Foltorja' e Kuçovës ka lavdëruar këtë mbrëmje Fatos Nanon. Berisha theksoi se Nano njihet për meritat që reformoi Partinë Socialiste dhe vendosi institucionin e votës, ndërsa akuzoi Ramën se i ka shkatërruar këto reforma.
Më e rënda nga të gjitha është fakti se ne humbëm votën këto tetë vite. Ne votojmë dhe siç thoshte Stalini na e rrëmben partia shtet. Kështu ndodhi në zgjedhjet e 2017 dhe 2021. PS kaloi një provë të madhe reformash me Fatos Nanon, megjithëse ai kur është esëll flet saktë. Por ai bëri një gjë të madhe për PS dhe vendin. Nga partia e njëshit, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë në kryetar të partisë me votat e anëtarëve. Ai humbi zgjedhjet dorëzoi partinë sipas statutit. Kryetari po humbi zgjedhjet ikën, por Rama në 2009 humbi zgjedhjet e jo që nuk iku po detyroi anëtarët të votonin për të mos hequr kryetarin. Nga 2019, PS është shndërruar në parti të punës në Shqipëri. Kryetari i PD iu vërsul votës së lirë dhe arritëm ne partia që solli votën të përjashtojmë votën nga vetja jonë. Ai na bëri gazi i dheut. Ju jeni dëshmimtarë se si ky njeri ka marrë vendim tre muajt e fundit pa pyetur asnjë forum, nen të statutit apo parim partie. Kryesinë e partisë e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është kryesia juaj, por e peng Bashës, ndaj i ftoj që të japin dorëheqjen.
Kryetari po humbi zgjedhjet ikën. Si Nano Edhe ti humbe zgjedhjet edhe ike, por mos bej si Nano ti hajde prapë se ti je i ri ne moshë e ne vizion. Dhe bota mezi po pret te kthehesh. Mos shiko Ameriken ata jane imperialiste
PërgjigjuLigjero shoku Sali... Ligjro komandanti ine... Ti partine e shkaterove... Vrave dogje Shqiperine...
Përgjigju