Ndërkohë që Sali Berisha kremtonte 35-vjetorin e Partisë Demokratike në një ceremoni para selisë blu, ish-deputeti Ervin Salianji zhvilloi takimin e dytë të Foltores së iniciuar nga ai, me demokratë të Gjirokastrës.
Në një sallë të mbushur plot me anëtarë të Partisë Demokratike, me një pjesëmarrje në dukje më të lartë se ajo në ceremoninë e Berishës, Salianji komentoi cic-micet e grupit parlamentar të PD-së me kandidaturat për postin e Avokatin e Popullit.
Ish-deputeti thotë se është e turpshme se si partia më e madhe opozitare në vend nuk ka guxim të këmbëngulë në kandidaturat e saja më përfaqësuese dhe të denja për postin e Avokatit të Popullit.
“Dua ta rithem dhe njëherë, nëse ne nuk kemi guxim të ndryshojmë vetën, Shqipëria do ta ketë vështirë të ndryshojë veten, shqiptarët ia do ta ketë të vëhstirë të ndryshojë. Do më vinte turp nëse nuk do të reagojë ndërkohë që PD po atrifuzohej. Në fund, pa ju marrë kohë dua t’ju përgjigjem dhe një elmeti tjetër, ne kemi dëgjuar se si PD ka bërë gabim me sistemin zgjedhor, si PD ka bërë gabimin me lënien e mandateve, në reformën në drejtësi. Se si PD ka bërë gabim te mosvlerësimi i njerëzve që janë votuar nga qytetarët duke zgjedhur jopërfaqësues. Edhe sot që ne diskutojmë PD na paska bërë një gabim tjetër. Dhe i jap të drejt Berishës që tha që janë firmnosur kandidatura që nuk përfaqësojnë qytetarët për Avokat Populli. Si mundet që grupi parlamentar i PD t’i japë Ramës 15 emra për të zgjedhur kë të dojë ai për Avokat Populli. Si mund PD të mos mos votojë Besim Ndregjonin? Si ka mundësi që PD nuk guxim të thotë që kandidatura jonë është Skënder Haluci”,- tha Salianji ndër të tjera.
Në fund të këtij takimi të Foltores, Salianji u kërkoi demokratëve të zhgënjyer nga lidershipi i Partisë Demokratike, dhe të neveritur nga kupola e saj, të angazhohen pa asnjë rezervë për ringritjen, energjizimin dhe fitoren e kësaj force politike.
Ervin Salianji ka vijuar takimet në Gjirokastër, ku është duke zhvilluar foltoren e tij të radhës.
Ajo që të bie në sy, është salla plot e mbushur me mbështetës të ish-deputetit të PD.
Vihet re që në këtë takim Salianji nuk shoqërohet nga Ilir Alimehmeti.
Nuk dihet ende arsyeja.
Komente










