Debatet në Komision/ Nebiaj: Ata që janë kundër, nxirren zgupthi nga takimet e Ramës me diasporën! Hasani: S'janë takime politike

 

Debatet nga Komisioni i Çështjeve Europiane

Deputetja e PD, Ori Nebiaj, mori fjalën në Komisionin e Çështjeve Europiane duke ngritur disa shqetësime në diskutimet për buxhetin e vitit 2025, por edhe çështjen e grup-kapitujve që janë hapur.

“Ulja e fondit të kompensimit të ish-pronarëve është një shqetësim kryesor dhe dua të di përse, kur edhe BE e përcakton te grupkapitujt se është ndër gjërat kryesore të caktuara për Shqipërinë që duhen zgjidhur. Dhe tjetra, buxheti për integrimin ka një rënie, duam të dimë arsyen se përse nga 5 miliardë në vitin e kaluar ka rënë në 3 mld në 2025”, tha Nebiaj në fjalën e saj.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme dha shpjegimin e saj se nuk kishte ulje të buxhetit dhe dhpjegoi se janë ndjekur nga afër edhe çështjet e kompensimit të ish-pronarëve dhe janë në ndjekje, por çështjet teknike kërkonin një tjetër trajtim edhe më të detajuar.

Kryetarja Tabaku specifikoi se Nebiaj pyeste për buxhetin në tërësi për integrimin, një element të veçantë dhe që vihet re se ka rënie për vitin e ardhshëm apo mosrealizime. Teksa ritheksoi edhe një herë bashkë me Nebiajn takimet politike që mbahen në diasporë me prezencën e trupave diplomatike.

“Takimet politike jashtë vendit janë të dukshme, ku marrin pjesë ambasadorët, por edhe ku ata shqiptarë që janë kundër kryeministrit, nxirren zgupthi jashtë, na duhet një shpjegim për këto takime politike!”, këmbënguli Nebiaj.

Ministri Hasani u përgjigj se e kishte dhënë përgjigjen dhe ishte i gatshëm ta ripërsëriste.

“Dhashë një përgjigje shteruese më parë dhe megjithatë nëse doni po e përsëris. Nuk janë takime politike. Jam krenar që përfaqësuesit e shtetit tim janë të pranishëm në këto takime me Diasporën, kudo dhe që flasin për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e  Shqipërisë, të familjarëve të mi, dhe të të  gjithë të tjerëve, për mirëqenien dhe të mirat”, th Hasani.


Lajmi kryesor:

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën, debate në komision! Hasani: Shoqëruan kryeministrin, e kanë detyrim, s'pati flamuj as logo partiake! Tabaku: U sulmua opozita


A.Q/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë