SPAK hetim pasuror për fondacionin e Liri Berishës/ Idajet Beqiri: Vetëm në një mbrëmje mori 4 milion euro, ku shkuan këto para?

SPAK ka nisur hetimin pasuror për fondacionit e Liri Berishës, ‘Fëmijët Shqiptarë’. Sipas një investigimi të Shqiptarja.com të publikuar ditën e djeshme, SPAK gjatë procesit të hetimit pasuror ndaj Berishës dhe familjes së tij po heton edhe Fondacionin e gruas së Sali Berishës, Liri Berishës.

Për këtë çështje u diskutua në ‘Studio Live’ me avokatët Idajet Beqiri dhe Fatmir Merkoçi. Për Arbër Hitajn, Beqiri dha më shumë detaje nga ky hetim.

Sipas tij, fondacioni ndër vite ka marrë miliona euro të cilat nuk janë pasqyruar dhe nuk dihet se çështë bërë me to. Ai shton se biznesmenvë të ndryshëm gjatë kohës së Berishës iu bëhej presion për gjobëvënie derisa ata detyroheshin të jepnin miliona euro tek fondacioni, fundi i të cilave nuk dihej.

'Proceset që janë hapur dhe kallëzimet në SPAK por edhe më parë që kanë bërë mediat dhe investigime ne tashmë po kristalizohet mendimi që kemi të bëjmë me dy familje të mëdha, me familjen Berisha dhe familjen Meta të cilët kanë vepruar si organizatë kriminale në vjedhje të pasurive të Shqipërisë. Kanë patur role, nuk po flas për rolin e Shkëlzenit dhe Argitës apo rolin e dhëndrit. Fondacioni Fëmijët Shqiptar që ka krijuar Liri Berisha përbën një aferë të hapur korruptive dhe duhet hetuar deri në fund. Është krijuar thjesht dhe vetëm si një fondacion për të gllabëruara sa më shumë para nga bizneset e Shqipërisë për llogari të familjes.

Dhe skema ka qenë gjobvënie dhe piketoheshin biznese më të fuqishme të vendit. Fillimisht sulmoheshin nga Berisha. Piketimin e bënte Argita dhe Berisha. Kush është Ulaj, Union Bank apo Taçi Oil. Dhe kur e dinin se çfarë merreshin dhe Berisha kishte rol duke filluar sulmin. Abi Bank e ka sulmuar dy vjet dhe me propagandën. Syri Tv ka bërë namin me Abi Bank. Nga 2019 nuk e përmendim më Abi Bank. Fillimisht bëhesh presion dhe ishte thjesht gjobvënies dhe kanë marrë miliona dhe nuk dihet ku kanë shkuar. i është kërkuar fondacionit të thotë sa fondacione ka marrë në 2013. Vetëm nga Becheti, që e mbron me zjarr Meta dhe Berisha megjithëse i dënuar me 17 vite burg, vetëm ai ka paguar 300 mijë dollarë, ia ka dhënë ai. Nga ana tjetër vetëm nga sjellja e ekipit të Milanit, Taçi Oil, e ka sjellë 2 herë dhe kanë ndenjur 20 orë. Milani erdhi për 20 orë dhe naftëtarët paguan 3.4 milion euro për të ardhur Milani. Çdo gjë që u fitua i kaloi fondacionit të Liri Berishës por nuk janë pasqyruar.

Në 13 tetor 2012 bënë një mbrëmje gala, ishin ftuar 800 biznesmenë. Për të hyrë atje duhej të paguaje 600 euro. 480 mijë euro u morën atë ditë vetëm për hyrje . Mori 20 piktura me nga 20 euro. Taçi Oil, Beccheti i bleu me 100 mijë euro. Një tjetër italian 100 mijë euro dhe ai. Vetëm nga mbrëmja 13 tetorit u morën rreth 4 milion euro. Vetëm për një vit ka marrë 10 milionë euro. Ku i çove? Ku kanë shkuar? dhe në këtë aspekt SPAK është detyruar të bëjë hetime.

Nuk janë për fondacionin, i ka marrë për familjen e vet. 240 mijë dollarë justifikon por milionat nuk i justifikon. Dhe me të drejtë SPAK ka nisur hetimet dhe thotë ku kanë shkuar. Kemi të bëjmë edhe me pastrim të produkteve që rrjedhin nga një krim. Kemi korrupsion aktiv dhe pasiv. Pallatin ku rrijnë sot ia ka bërë dhuratë Gentian Sula. Por para se ta bënte ishte në trysni nga Berisha.'

Ndërsa Fatmir Merkoçi replikoi me Beqirin duke thënë se Liri Berisha është marrë me anë të fondacionit me fëmijë me problemet e autizmit apo fëmijët doën dhe për këtë ka marrë shpesh dhe fondacione. Sipas tij, kjo është një çështje pa rëndësi që po merret SPAK, pasi më me rëndësi për të janë bisedat që nxori Encro Chat ku implikohen shumë prokurorë, gjyqtarë apo dhe politikanë si dhe pastrimi i Tiranës që lidhet me një kompani të huaj partnere e Ndraghetas.

'Një fondacion sa di unë, merret me fëmijët Doën, autik. Dhe ka bërë një fondacion i cili merr ndihma dhe fondacione për të qenë në të mirë të fëmijëve dhe Liria duke qenë mjeke ka bërë këtë dhe mos harrojmë se gratë e presidenteve e kanë krijuar të gjithë nga një fondacion të tillë. Të tilla tani dhe të akuzojmë dhe SPAK të merret me një fondacion në të njëjtën kohë kur Encro chat ka nxjerrë me mijëra fakte reale të prokurorëve, gjyqtarëve, politikanë të lidhur me krimin.

Jo për ta mbrojtur por për ta marrë në analizë. Pak më parë Tirana e pamë në lajmë është mbytur në plehra. Eco Tiranën e kam denoncuar si e lidhur me kompaninë me një firmë italiane në Verona e lidhur me Ndragheta. SPAK nuk e merr në shqyrtim këtë. E kam denoncuar me dokument zyrtar. Datë, muaj, vit.

Mos më trego mua kallëzimin (Beqirit). E di unë si funksionon. Është problem i ngritur dhe i denoncuar. Dhe po të jap fakt konkret dhe është miratuar në këshill bashkiak. Pastrimin e fshatit dhe qytetit e kanë bashkuar bashkë. Inceneratori është gjëja më kot para këtyre skandaleve. SPAK nuk merret me atë rrugën në Ersekë që ra komplet. Ka 12 vjet në pushtet, si është e mundur që këta vetëm në momentet e fundit dhe prag fushatash nxjerrin këto lloj gjërash. Kjo drejtësi që u trumbetua me të madhe, që edhe qeveria nga kontrollet e KLSH me miliona të vjedhura.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja