TIRANE- Ditën e sotme është organizuar një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e 5-vjetorit të krijimit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, i cili pasoi Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve. Gjatë eventit mori pjesë dhe Presidenti Bujar Nishani, i cili mbajti dhe një fjalim përshëndetës.
Në event ishin të pranishëm drejtues dhe anëtarë të Bordit të këtij Fondacioni si dhe të ftuar të shumtë ku bënin pjesë anëtarë të Qeverisë, Parlamentit, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të bashkësive fetare, sipërmarrës dhe të ftuar të tjerë.
Michael Granof, drejtori i fondacionit, në fjalën e tij përmendi arritjet e fondacionit ndërsa presidenti Nishani foli për kontributin e madh që ka dhënë fondi dhe fondacioni në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Ne mblidhemi nje here ne vit per te raportur mbi ato qe kemi bere per nje vit rresht.gjate vitit te fundit ne kemi punuar shume dhe kemi arritur shume si nga ana e fondit ashtu edhe nga ana e fondacionit.fondi ka mundur te perdore grantin e pare prej 30 milion dollaresh duke e investuar ate ne 10 kompani te ndryshme dhe duke krijuar nje fond prej 200 mije dollaresh.kemi ndihmuar ne shume aspekte per te ndryshuar ekonomine e vendit, te japim kontributin tone duke arsimuar te rinjte shqiptar, po perpiqemi qe te trajnojmë ata qe punojne ne administraten publike.”- deklaroi gjatë takimit Granof.

Ndërsa kreu i Shtetit shqiptar u shpreh në fjalën e tij përshëndetëse se falë përpjekjeve të miqve të vendit tonë, ku përfshihet dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit dhe gjithashtu ai i Ndërrmarjeve, “Shqipëria ka mundur të ndryshojë në vijimësi imazhin e saj në botë”. Sipas Nishanit Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, qysh kur është vendosur në vendin tonë, ka shoqëruar dhe gjithashtu ka paraprirë zhvillimet kryesore të jetës në vend. Gjithashtu sipas Presidentit investimet strategjike të fondacionit “kanë krijuar modele biznesi të suksesshme, njerëzore dhe transparente”.
“Pothuajse 20 vite, që nga viti 1995, kur Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndërmarrjeve u vendos në Shqipëri, ky organizëm ka shoqëruar zhvillimet transformuese të jetës në vend. Madje, mund të them pa hezitim, ka ditur t’i paraprijë dhe t’i ndikojë pozitivisht ato, dhe kjo, falë investimeve strategjike në fusha të ndryshme ku Fondi ka marrë pjesë. Koha tashmë e ka provuar se investimet strategjike të kryera në sektorin bankar siç ishte ai në Bankën Amerikane të Shqipërisë, në sektorin e transportit përmes investimit në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, në fushën e sigurimeve përmes investimit në Kompaninë SIGAL, janë jo vetëm histori suksesi në biznes, por të tilla investime kanë krijuar modele biznesi të suksesshme, njerëzore dhe transparente. Jam i sigurt që modele të tilla i kanë shërbyer padyshim dhe partnerëve të tyre lokalë, qofshin ata administratorë publikë apo dhe sipërmarrës privatë.” deklaroi Nishani gjatë fjalës së tij.

Fondi shqiptar për zhvillim ka bërë një sërë investimesh në Shqipëri të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO