Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, iu bën thirrje fermerëve dhe sipërmarrësve në fushën e agrobiznesit të aplikojnë për fondet e programit IPARD. Gjatë një takimi në Lezhë, në kuadër të fushatës informuese të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural për thirrjen e dytë të IPARD, ministri tha se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet dhe aftësistë që të jetë përfitues në një nivel të kënaqshëm e fondeve të Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë.
“Pavarësisht se në pamje të parë na duken të vështira, se na kërkohen dokumenta voluminoze, prapë po të bëhen me kujdes, unë jam i bindur se brenda thirrjes së dytë ne mund ta dyfishojmë numrin e kontratave të lidhura”, tha ministri Çuçi.
Në vijim të bashkëbisedimit me fermerët e Lezhës, Ministri i Bujqësisë u ndal edhe tek Skema Kombëtare, e cila tha ai, nuk mund të dublojë programin IPARD, prandaj është fokusuar në pikat më vulnerabël të sektorit bujqësor.
“Fokusi që ne kemi vënë sidomos në forcimin e hallkave kyçe të sektorit që lidhet kryesisht me gjetjen e tregut për shitjen e produkteve bujqësore dhe forcimin e agropërpunimit, mendoj se po japin frytet e veta. Jemi ende në fillime, por po të vazhdojmë të përqëndrohemi në këtë drejtim, besoj se shumë shpejt do të kemi një sektor me zhvillim të qëndrueshëm”, tha ministri Çuçi.
E pranishme në takim ishte edhe drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca. Ky ishte takimi i fundit informues nëpër qarqe, ndërkohë që sot nisin aplikimet për thirrjen e dytë të programit IPARD. Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 16 dhjetor 2019. IPARD II jep fonde për tre masa; Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore; Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore; Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.3%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 682
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga çadra me Bashën kundër Ramës, pedagogia Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Qarkun Vlorë
13 Mars, 19:01
-
Fondet e IPARD mund të hapen në 2026! Në vjeshtë BE vjen për auditim nëse janë realizuar 'detyrat'
6 Mars, 15:04
-
'Me shpifësit shihemi në gjyq', Delina Fico i përgjigjet Berishës: Prej vitit 2010 s'kam marrë asnjë pagesë nga fondet e USAID dhe DASH për Shqipërinë
19 Shkurt, 15:05
-
Bllokimi i fondeve të IPARD ‘penalizon’ fermerët në Pukë: I nisëm projektet, por tani kemi marrë kredi!
16 Shkurt, 15:36
-
Rrëzohet kërkesa e Bardhit, deputetët s’do deklarojnë nëse kishin SkyECC! PD do ndryshimin e rregullores! Do ngrihet grup pune: Po ia kërkojmë policit roje
17 Janar, 11:30
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Kërkesa për komision hetimor për Portin e Durrësit, Çuçi: S'mund të marrim vendim derisa çështja është në Kushtetuese! Parlamenti në limitet e punës
23 Dhjetor 2024, 13:29
-
Nafta për fermerët, deri në fund të gushtit subvencioni arriti 3.9 milionë euro
5 Dhjetor 2024, 07:50
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor 2024, 15:00
-
Kur do të zhbllokohen fondet e IPARD? Përgjigjet ministrja Denaj: Po plotësojmë kërkesat, pas korrikut 2025 do dërgojmë dokumentet për aplikim
13 Nëntor 2024, 16:59
-
Buxheti për Bujqësinë rritet vetëm me 6,7 milionë euro më 2025-ën, në rënie financimi i huaj
3 Nëntor 2024, 16:47