Fondi i Komunitetit, rikonstruktohet pallati në Njësinë 5, Veliaj: Banorët të zgjedhin administratorët

Nisma e bashkisë së Tiranës me “fondin e komuniteteve”, ka sjellë frytet e para edhe në njësinë nr 5. Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, tha se ky transformim vjen si produkt i bashkëpunimit mes bashkisë dhe komunitetit të banorëve.

 Projekti që sapo inspektuam jo vetëm që e ka ndryshuar veshjen e jashtme të pallatit, por ka bërë edhe një termoizolim të ndertësës. Do të thotë që çdo familje i ka ulur faturën e energjisë elektrike si në dimër për ngrohje, ashtu edhe në verë për ftohje. Pra, në punë muajsh, investimi nxjerr veten e vet vetëm nga kursimi që i ndodh faturës së energjisë elektrike. Ftesa ime për të gjithë banorët është që të bëhen bashkë, të zgjedhin një administrator dhe  ky administrator më pas vjen në bashki dhe bashkëfinancojmë projekte si ky që kemi sot.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Veliaj theksoi se deri më tani procesi i zgjedhjes së kryesive dhe administratorëve ka ecur me ritme të kënaqshme, çka ka ulur ndjeshëm problematikat që shqetësonin banorët dhe që kanë të bëjnë çështje të përditshmërisë së tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazi: 13/04/2018 15:08

    Keshtu vazhdo te punosh dhe varja ketyre qe bejne zhurme sepse je personi me i besueshem sot per sot per te ardhmen e SHqiperise suksese vota ime 100/100 per ty

    Përgjigju
    • Kamaleoni: 13/04/2018 16:12

      O punonjes bashkie avash mo avash me delirin... po punon kaq pa i bo njeri zhurme sa eshte e pakuptueshme qetesia dhe moskerkesa e llogarise nga askush... eshte kryetari i bashkise qe mbledh me shume taksa ne historine e atij institucini... dikush duhet ti kerkoje llogari se ku i con se fasadat e pemet nuk justifikojne as taksen e gjelberimit leri 10tra te tjerat...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!