Nelson Hysa ishte shumë i zhgënjyer pas disfatës kundër Agit Kabayel. Kjo sepse, sipas boksierit shqiptar, gjermani përdori një strategji të pisët. 42-vjeçari thotë se ai e dëmtoi qëllimisht në dorë, ndërsa nga niveli ishte i dobët.
“Nuk kishte as grusht. Në fund ma kapi bërrylin me dy duar. Se nuk u përplasa në grushta unë me të. Ma tërhoqi krahun. Ndeshje e lehtë. Ai nuk gjuante.
Nuk kishte grusht fare. I hante të gjithë të majtat në kokë. I ikën sytë, po të bëj be Zotin. I kanë ikur këmbët dhe duart,”- shprehet Hysa teksa ndodhet me ekipin e tij duke marrë ndihmën mjekësore.
Lajmi kryesor:
Synonte historinë, Nelson Hysa ia del vetëm dy raunde kundër Agit Kabayel! Gjermani mbetet kampion në WBC
LAJMET MË TË VLERËSUARA







