Fondi për Kreditë Rurale, ministri Peleshi nënshkruan marrëveshjen 5 mln euroshe me qeverinë gjermane

Fondi për Kreditë Rurale, ministri Peleshi nënshkruan marrëveshjen 5 mln euroshe me qeverinë gjermane

Niko Peleshi dhe Susanne Schütz

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë, Susanne Schütz kanë nënshkruar sot marrëveshjen mbi Fondin e Garancisë së Kredive Rurale, për të lehtësuar kreditimin dhe financimin e fermerëve shqiptare.

Marrëveshja parashikon kredi më të mëdha dhe me afate maturimi më të gjata për fermerët shqiptarë. 

Në fjalën e tij, ministri Peleshi falenderoi qeverinë gjermane, që nëpërmjet Bankës gjermane KfW dhe GIZ ka mbështur sektorin bujqesor, duke e cilësuar si një lidere dhe koordinatore shumë e rëndësishme për zhvillimin rural të Shqipërisë dhe kryesisht për ndihmesën ndaj fermerëve të vegjël.

Ky është një moment i rëndësishëm në fakt, një ceremoni e thjeshtë, por që i jep rrugë një programi, që pason një program të mëparshëm të mbështetjes përmes Fondit të Garancisë së Kredive Rurale, nga KfË për fermerët, kryesisht për fermerët e vegjël, pra ata që kanë ferma të vogla.  Programi i parë ka patur vlerën rreth 3 milionë euro, kanë përfituar 1000 fermerë, ndërsa ky program ka një vlerë më të madhë rreth 5 milionë euro. Krahasuar me totalin e buxhetit apo mbështetjes buxhetore të programeve të tjera siç është IPARD-i, duket sikur është një shumë modeste, por më fakt, fokusi i këtij programi bën që numri i përfituesve të jetë shumë i lartë. Ne presim të që të kemi mbi 1000 fermerë përfitues.

Niko Peleshi, ministër 

Në fund të muajit qershor, ministri Peleshi në prani të ambasadores së Delegacionit Evropian në Tiranë, bëri të njohur “Fondin e garancisë për kreditë rurale” një instrument financimi dhe kreditimi për sektorin bujqesor, i finacuar nga BE, KfW dhe Qeveria e Shqipërisë. 

Ky fond gjatë viteve 2015-2017, ka dhënë rreth 1000 kredi, për një vlerë mbi 3 milionë euro. Nëpërmes Fondit të Garancisë fermerët nëpërmjet kredive të ofruara me kushte lehtësuese, të mbulojnë pjesën e mbetur të financimit që nuk mbulohet me grantet e përfituara si në rastin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes Financiare.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja gjermane Susanne Schütz u shpreh se me ndhmën e Fondit të Garancisë do të krijohen vende të reja pune në sektorin e bujqësisë gjë që do të sjellë dhe përmirësimin e kushteve në zonat rurale.

Që të mund t’i përgjigjemi kërkesës në rritje për kredi, Fondi i Garancisë së Kredive Rurale ka nevojë për një kapital të ri. Ndaj me kënaqësi bëj me dije se Qeveria Federale ka venë edhe 5 milione euro të tjera në dispozicion të këtij fondi. Këto para do të përdoren për rritjen e kapitalit të garancisë, kështu që tanimë do të jenë më shumë klientë që do të mund të marrin kredi. Gjithashtu ne do të financojmë një ekspert në funksion të sensibilizimit të bankave partnere për nevojat specifike të Sipërmarrjeve të vogla e të Mesme në zonat rurale. Kjo bën të qartë që përmes Fondit të Garancisë së Kredive Rurale, ne mund t’i bëjmë ballë me sukses vështirësive në kredimarrje të sipërmarrjeve të vogla në zonat rurale.

Susanne Schütz, ambasadorja gjermane

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI