fondi shqiptar i zhvillimit

 
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
 
Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) kërkon Ekspert Prokurimi për të ofruar shërbimin e kryerjes së proçedurave të prokurimit për projektet që financon.
 
Eksperti i Prokurimit do të jetë përgjegjës për prokurimin e punëve civile, mallrave dhe shërbimeve në përputhje me udhëzuesit për proçedurat e prokurimeve të zbatueshme për projektet e FSHZH. Këto proçedura përfshijnë legjislacionin shqiptar të prokurimeve dhe proçedurat e Institucioneve Financiare Ndërkombëtare që financojnë projekte në Shqipëri.
 
Eksperti do të angazhohet me anë të një kontrate shërbimi. Shpërblimi për shërbimin do të jetë i bazuar në kohën e punës së shpenzuar nga Eksperti.
 
Detyrat specifike të shërbimit do të përfshijnë po nuk kufizohen në:
  • Përgatitjen dhe publikimin e njoftimeve të prokurimit për çdo kategori prokurimi;
  • Përgatitjen e Dokumentave të Tenderave dhe Kërkesave për Shprehje Interesi;
  • Pjesëmarrjen në negociata dhe dhënien e udhëzimeve për çështjet e negociueshme;
  • Përgatitjen dhe përditësimin e Planeve të Prokurimit dhe Raporteve;
  • Përgatitjen e korrespondencave me tenderuesit;
  • Bashkëpunimi me grupet teknike përkatëse në përgatitjen e specifikimeve teknike dhe termave të referencës për kontratat në përputhje me metodat e ndryshme të prokurimit;
  • Asisitimin e grupeve të punës teknike dhe komisioneve të vlerësimit në vlerësimin e ofertave dhe propozimeve të marra mbi bazën e kritereve të përcaktuara në dokumentat e tenderit;
  • Përgatitjen e raporteve të ndryshme gjatë proçedurës së prokurimit;
  • Krijimin dhe mbajtjen e një sistemi arkivor të prokurimeve dhe kontratave, si dhe një sistem të përshtatshëm dokumentimi për të siguruar dhënien në kohë të informacionit të prokurimit;
  • Përgatitjen e raporteve periodike për prokurimin duke përshkruar proçedurat e prokurimit për zbatimin e projekteve dhe përputhjen me afatet dhe identifikimin e problemeve që lidhen me prokurimin gjatë zbatimit të projekteve sëbashku me zgjidhjet e propozuara.
 
Kandidatët duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme në edukim dhe eksperiencë:
 
  • Diplomë universitare në njërën nga degët: Juridik, Ekonomik, Inxhinieri Ndërtimi; apo çdo diplomë e rëndësishme apo kualifikime profesionale të ngjashme. Preferohen kandidatë me kualifikime dhe trajnime në fushën e prokurimeve;
  • Të paktën 8 (tetë) vjet eksperiencë profesionale në fushën e prokurimeve, kryesisht në fushën e prokurimeve publike. Preferohen kandidatë që përveç legjislacionit shqiptar të prokurimeve, njohin dhe kanë eksperiencë në prokurimet sipas proçedurave të BE-së apo Institucioneve të tjera Ndërkombëtare;
  • Eksperiencë pune me grupe ndërdisiplinore;
  • Njohuri të mira në gjuhën angleze, të shkruar dhe të folur;
  • Aftësi në kompjuter, duke përfshirë aplikimet në Word dhe Excel
Dokumentacioni që kërkohet: Shprehje interesi për kryerjen e shërbimit, Curriculum Vitae + fotografi, Fotokopje të diplomës, Dëshmi kualifikimi, etj.

 
Dokumentacioni i kërkuar duhet të dërgohet brenda datës 16 Janar 2015 në adresën:
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Valentina Kazanxhi – Përgjegjëse e Njësisë Juridike dhe të Prokurimit
Rr.”Sami Frashëri”, Nr.10,Tiranë.
Tel/Fax 042 234885
E-mail: [email protected]; [email protected]