Football Leaks plas skandalin/ PSG e City kanë mashtruar me ndihmë nga UEFA

Football Leaks plas skandalin/ PSG e City kanë mashtruar me ndihmë nga UEFA

Gianni Infantino

Raundi më i fundit i “Football Leaks” i publikuar të premten, akuzon njëherësh kampionët në fuqi të Premier League Manchester City dhe ata të Ligue 1 Paris Saint-Germain për mashtrim për evitimin e sanksioneve “Fair Play” financiar. Nuk përfundon me kaq informacioni i klasifikuar që ka rrjedhur nga bota e futbollit. Kësaj here përfshirë në raportet e fundit të bëra publike janë edhe emrat e presidentit aktual të FIFA Gianni Infantino, ish-presidenti i UEFA Michel Platini, madje edhe ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy. Që të gjithë të përmendur nga Mediapart, konkretisht nga gazetari sportiv Jonathan Johnson dhe media tjetër, “Get French Football News”.

Media gjermane “Der Spiegel” zgjeroi edhe më shumë raportimet, duke publikuar një artikull kërkues ndaj Infantinos. 48-vjeçari u emërua president i FIFA-s në vitin 2016, me detyrën kryesore për të pastruar organizatën, por referuar shumë dokumenteve të brendshme, ai ka bërë ekzaktësisht të kundërtën. Raporti vijon më tej, duke detajuar pretendimin për marrëveshje sekrete të realizuara mes Infantinos dhe dy klubeve Manchester City dhe PSG që në vitin 2014, kur ai ishte akoma sekretar i përgjithshëm i UEFA-s. Marrëveshje ato që i lejonin klubeve të shmangnin sanskionet për shkeljen e “Fair Play” financiar dhe të vijonin të ishin aktive në kompeticionet europiane, të pandëshkuara.

Të tjera detaje mbi ato marrëveshje u zbuluan nga një raport i veçantë i “Der Spiegel”. Raportohet se Infantino shkoi përtej kompetencave të tij, duke siguruar që PSG dhe Manchester City të evitonin ndëshkimet, duke propozuar compromise, madje edhe duke u vënë atyre në dispozicion material konfidenciale. Raporti vijon, duke zbuluar se si Infantino tentoi të shkojë kundër Trupës së Kontrollit Financiar të Klubeve, eventualisht duke patur sukses në përpjekjen e tij, falë edhe ndihmës së Platini. Shumë nga taktikat raportohet se përfshinin sponsorizim të konsiderueshëm. Nga ana tjetër, “Get French Football News” raporton se edhe ish-presidenti i Francës, Sarkozy luajti rolin e tij në blerjen e PSG-së, pasi pretendohet se ai i tha Platinis që të akordojë në favor të Katarit, kompeticionin e Kupës së Botës 2022./ Telesport

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim