Real Madrid ka reaguar pas akuzave të cilat përfshinin yllin e madrilenëve, Cristiano Ronaldo si të përfshirë në shmangien e taksave për 150 milion euro.

Si pasojë e informacioneve të publikuara kohët e fundit për sa i përket shmangjes së taksave nga ana e Cristiano Ronaldo, klubi është shprehur se sipas të gjithave agjencive të taksave, futbollisti është në rregull me të gjitha detyrimet e tij.

“Real Madrid kërkon respekt maksimal për një lojtar si Cristiano Ronaldo i cili gjatë gjithë kohës të qëndrimit në skuadrën tonë ka shfaqur një sjellje shembullore”, shkruan në deklaratën e skuadrës.

Ndërkohë edhe vet Cristiono Ronaldo i ka mohuar akuzat që i janë bërë për shmangie të taksave.

Ylli portugez i Real Madridit nuk është i vetmi lojarë i skuadrës i cili është akuzuar për shmangie taksash, tashmë në skenë kanë dalë edhe emrat e  mbrojtësit Pepe, Fabio Coentrao dhe mesfushorit Lucka Mordric.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com