Forbes për Era Istrefin: Njihuni
me yllin e ardhshëm të Pop-it

Forbes për Era Istrefin: Njihuni<br />me yllin e ardhshëm të Pop-it
“Njihuni me yllin e ardhshëm të muzikës pop”, shkruhet në titullin e artikullit të publikuar nga “Forbes”, ku në brendësi përmban intervistën me Era Istrefin.

Era Istrefi është një nga këngëtaret shqiptare më me famë në botë, momentalisht. Hiti i yllit “BonBon” ka realizuar të premten një intervistë me revistën e famshme amerikane “Forbes”.

“Forbes” shkruan se Era Istrefi ishte e famshme edhe më parë në vendin e saj në Kosovë dhe në Evropë, por sipas revistës amerikane, këngëtarja nga Prishtina mori vëmendje edhe përtej oqeanit Atlantik, kur publikoi këngën “BonBon”.

Kjo këngë e Istrefit ka arritur në më shumë se 400 milionë shikime në kanalin e internetit, Youtube.

Por, BonBon është kënga që i tërhoqi vëmendjen kompanisë Ultra Records dhe përtej. Ajo ka rënë në vëmendjen e botës së modës gjithashtu, ku ka bashkëpunuar me SinfulColors.

"Istrefi ka të gjitha mundesite për t’u bërë një yll i madh i popit”, thuhet në shkrimin e Forbes.

Në këtë artikull Forbes ka bërë edhe një intervistë me këngëtaren, ku mes tjerash është pyetur “Ku ndodhesh ti, në shkallën tënde të Rihanna-s?”. Këngëtarja është përgjigjur: “Mendoj se jam në kapitullin e dytë dhe ajo është në kapitullin e njëzetë, kështu që s’mund ta krahasoj veten me të. Audienca dhe fansat më krahasojnë me të, duke thënë se kemi zë të ngjashëm, gjë që më pëlqen sepse ajo ka pasur një ndikim të madh nëpër botë dhe unë jam rritur duke e dëgjuar atë. Ndikimi i saj më preku dhe u bë pjesë e rritjes sime. Por duhet të bëjë më shumë, nuk mund ta mposhtësh përvojën. Kjo do të marrë kohë”. 

Pjesë nga intervista e “Forbes” me Era Istrefin:

“Forbes”: Çfarë keni vërejtur nga performanca në Coachella që keni dëshirë të përmirësoni?

Istrefi: Dua të jem në gjendje të kërcej më shumë, sepse e dua shumë vallëzimin, por më mbaron frymëmarrja. Unë vetëm dua të bëj më shumë kërcim. Kështu që, unë dua të bëhem Beyonce.

“Forbes”: Pra, në një shkallë nga 1 deri në 100 – 100 duke qenë Beyonce, ku e vendosni vetën tani? Çfarë duhet të bëni për të arritur Beyoncen?

Istrefi: (Qesh) Në fakt unë po qesh sepse nuk dua ta marr aq seriozisht jetën. Sinqerisht, unë dua të jem Rihanna sepse ajo nuk e merr jetën seriozisht, ajo e shijon jetën e saj si një person normal. E përsosura të lëndon.

“Forbes”: Pra, ku qëndroni ju në “nivelin e Rihannas”?

Istrefi: Ndihem sikur jam në kapitullin e dytë dhe ajo është në kapitullin e 20-të, kështu që nuk mund ta krahasoj veten time me të. Audienca dhe fansat më krahasojnë me të, duke thënë se kemi zëra dhe ndjenja të ngjashme, të cilat me të vërtetë i dua, sepse ajo ka qenë një ndikuese e madhe në mbarë botën dhe unë u rrita duke e dëgjuar atë. Por unë kam më shumë për të bërë, ju nuk mund ta mposhtni përvojën. Kjo do të marrë kohë. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!