Revista “Forbes” ka publikuar listën e aktorëve më të paguar për vitin 2023.

Adam Sandler u shpall aktori më i paguar në “Hollywood” për vitin e kaluar, i cili ka fituar një shumë marramendëse prej 73 milionë dollarësh.

Ndërkohë Margot Robbie  personazhi kryesor i filmit “Barbie” zë vendin e dytë në listë si aktorja më e re dhe si një nga dy aktoret e vetme në listë.  Gjithashtu në këtë listë është edhe emri i Jennifer Aniston, të cilës i detyrohet shumë famës nga “Friends”, edhe pse transmetimi i saj përfundoi ka përfunduar 20 vite më parë.

Ndërkohë që kjo është lista ku renditen edhe aktorët e tjerë si më të paguar për vitin 2023:

1.Adam Sandler/73 milionë dollarë

2.Margot Robbie.59 milionë dollarë

3.Tom Cruise/45 milionë dollarë

4.Ryan Gosling/43 milionë dollarë

5.Matt Damon/43 milionë dollarë

6.Jennifer Aniston/42 milionë dollarë

7.Leonardo di Caprio/41 milion dollarë

8.Jason Statham/41 milion dollarë

9.Ben Affleck/38 milionë dollarë