Forbes: Vladimir Putin mbetet
 njeriu më i fuqishëm në botë

Forbes: Vladimir Putin mbetet<br /> njeriu më i fuqishëm në botë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shpallur nga revista amerikane “Forbes” njeriu më i pushtetësh në botë për të tretin vit. Putin vazhdon të tregojë se ai është një nga të pakët njerëz në botë që bën atë çfarë do. Aneksimi i krimesë dhe përfshirja në konfliktin e Ukrainës e ka futuar Rusinë në recesion, por kjo gjë nuk e ka dëmtuar Putinin. Në qershor, pëlqimi ndaj tij ishte në 89%.
 
Në vend të dytë si personi më i fuqishëm është një grua dhe ajo është kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo është ngjitur nga vendi i pestë që mbante vitin e kaluar. Kancelarja gjermane është shtylla kurizore e BE-së dhe ka marrë aksione vendimtare për zgjidhjen e krizës së refugajtëve dhe krizës ekonomike në Greqi.
 
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka humbur një pozicion duke u renditur këtë vendi i treti. Nuk ka dyshime se SHBA mbeten fuqia më e madhe ekonomike, kulturore, diplomatike, teknologjike dhe ushtarake. Por, viti i fundit i Obamës në detyrë është e qartë se ka tkurrur influencën e tij.
 
       #1   Vladimir Putin      
       #2   Angela Merkel     
       #3   Barack Obama    
       #4   Pope Francis
       #5   Xi Jinping     
       #6   Bill Gates
       #7   Janet Yellen 
       #8   David Cameron   
       #9   Narendra Modi    
       #10 Larry Page

Redaksi Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari