Mitrovice- Mëngjesin e së mërkurës (4 shtator)  janë parë forca të shtuara të KFOR-it italian mbi Urën e Ibrit, pjesëtarë të njësitit për shpërbërjen e demonstratave.

Sipas “Tanjug”, prania e shtuar e KFOR-it ka të bëjë me ushtrimet e rregullta që pritet të zgjasin deri në mesditë.

KFOR-i ka rritur alarmin pas planeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës. Që nga 31 gushti, ka pasur vazhdimisht prani të shtuar të KFOR-it mbi Iber si "pjesë e një trajnimi". 

Ura e Ibrit ka qenë temë e nxehtë muajve të fundit që kur Qeveria ka shprehur insistimin për hapjen e saj, e bashkësia ndërkombëtare ka bërë të ditur se nuk e mbështet një gjë të tillë. 

Forcat e KFOR-it, përkatësisht karabinierët italianë qëndrojnë në vazhdimësi mbi urë.

Banorët serbë të zonës, prej vitesh, kanë marrë shërbime të ndryshme në to dhe mbyllja e tyre ka shkaktuar reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare kundër Kosovës. Kjo, përkundër faktit se për shuarjen e këtyre strukturave ka një marrëveshje që është arritur në Bruksel qysh në vitin 2013, por zbatimi i saj ka ngecur. Bashkësia ndërkombëtare, megjithatë, kërkon që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, të trajtohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.