KUALA LUMPUR – Forcat ajrore malajziane kanë gjurmuar vendodhjen e fundit të avionit të ‘Malaysia Airlines’ i cili u zhduk nga radarët ndërsa ishte në fluturim drejt kryeqytetit kinez Pekin më 8 Mars. Një zyrtar i lartë i forcave ajrore malajziane, i cili kërkoi të ngelet anonim, tha për CNN në mbrëmjen e së martës se avioni ka devijuar në perëndim të Malajzisë për në një ishull shumë të vogël në Gjirin e Malakës (Strait of Malacca).
Nëse raportimi i zyrtarit të lartë të forcave ajrore malajziane është i saktë, atëherë avioni ka ndryshuar destinacion dhe është kthyer në drejtim të kundërt për nga ishte nisur.
Sakaq, drejtori i CIA-s në SHBA John Brennan deklaroi të martën për mediat se nuk mund të përjashtonte terrorizmin në këtë rast por se asnjë organizatë terroriste nuk ka marrë ende përsipër asgjë.
“Është mëse e qartë që kjo është një mister tepër shqetësues,” tha Brennan i cituar nga BBC.
Redaksia online
el.sk/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com