Forcat izraelite arrestojnë 46 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestojnë 46 palestinezë në Bregun Perëndimor

Foto ilustruese

1698996742_kk.jpg

Forcat izraelite intensifikuan bastisjet, dhunën dhe arrestimet në Bregun Perëndimor mbrëmjen e së shtunës. Deri më tani, ushtria izraelite ka arrestuar të paktën 46 palestinezë në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa.

Në Ramallah, ushtria izraelite bastisi shtëpitë në qytetet Birzeit dhe Bil’in dhe arrestoi të paktën 14 palestinezë. Të paktën 14 persona duke përfshirë 10 punëtorë të zhvendosur nga Gaza u arrestuan gjithashtu në Hebron.

Arrestime u bënë edhe në Jenin me të paktën nëntë persona të ndaluar. Ndërkohë në Nablus u arrestuan edhe katër palestinezë të tjerë, raporton NewsSky.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ndërpriten sërish komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza! Ushtria izraelite: E kemi rrethuar, brenda 48 orëve do fillojmë të hyjmë në qytet


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb