Forcat izraelite ende brenda kampit Jenin! Vijojnë shkëmbime zjarri dhe përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe militantëve palestinezë,10 të vrarë dhe 100 të plagosur

Disa orë pas fillimit të sulmit në kampin Jenin, ushtarët izraelitë vazhdojnë të veprojnë brenda kampit, ku nuk kanë munguar shkëmbimet e zjarrit mes tyre dhe militantëve palestinezë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit sulmuan kampin Jenin ditën e djeshme, pasi e kanë cilësua si fortesë të terrorizmit dhe qëllimi i ndërhyrjes ushtarake ishte për të goditur grupet terroriste që Izraeli pretendon se ekzistojnë brenda kampit.

Ministri i jashtëm i Izraelit ka deklaruar se objektivi i ushtrisë izraelite nuk është populli palestinez, por grupet militante të sponsorizuara nga Irani që veprojnë në Jenin dhe organizojnë sulme terroriste.

Vetëm ditën e djeshme tetë persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën, gjatë sulmeve me armë mes militantëve palestinezë dhe ushtarëve izraeloitë.

Ndërsa në njpoftimet më të fundit thuhet zyrtarët palestinezë thonë se 10 palestinezë janë vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur

SHBA ka shprehur mbështetjen e saj për atë që e quan të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur kundër grupeve terroriste. Por presidenti palestinez Mohammed Shtayyeh tha se Izraeli nuk do të gëzonte kurrë sigurinë përmes agresionit të tij.

Ky është operacioni më i rëndësishëm ushtarak në Bregun Perëndimor të pushtuar në vite, dhe ndërsa vazhdon, është e vështirë të dihet saktësisht se sa njerëz mund të jenë vrarë ose plagosur.

Mijëra palestinezë janë larguar nga kampi i refugjatëve Jenin ndërsa Izraeli vazhdon operacionin e tij të madh ushtarak në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:59
Në foto: Dita e dytë e operacionit izraelit në kampin Jenin

Fotot tregojnë se çfarë po ndodh në terren në ditën e dytë të operacionit ushtarak të Izraelit në kampin e refugjatëve Jenin, në një kohë kur mijëra palestinezë janë larguar nga kampi.

Tensionet në rrugët e kampit nuk kanë pushuar që nga dita e djeshme, ushtria izraelite dhe militantët palestinezë vazhdojnë përleshjet dhe sulmet me armë kundrejt njëri-tjetrit duke shkaktuar trazira në gjithë territorin e kampit.

Forcat izraelite të mbrojtjes thonë se deri më tani kanë arrestuar 120 të dyshuar dhe kanë 10 objektiva të tjerë në qendër të kampit të refugjatëve Jenin.

Ndërsa zyrtarët palestinezë thonë se 10 palestinezë janë vrarë nga dita e djeshme dhe 100 të tjerë janë plagosur

Ora 09:21
Sulmi në kampin Jenin, OKB: Refugjatët palestinezë kanë nevojë urgjente për ushqim dhe ujë

Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët, thotë se është e shqetësuar për ndikimin e operacionit izraelit në kampin e refugjatëve Jenin.

Në një deklaratë, agjencia palestineze e OKB thotë se shërbimet e ujit dhe energjisë elektrike janë ndërprerë në zona të mëdha të kampit, duke i lënë banorët në pamundësi për të lëvizur nga shtëpitë e tyre.

"Refugjatët kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë të pijshëm dhe qumësht pluhur për fëmijët," thotë Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët.

Gjithashtu ata njoftuan se katër shkolla dhe një qendër shëndetësore janë shkatërruar, duke bërë që të mos funksionojnë për shkak të shkëmbimit të rëndë të zjarri, gjatë ditës së djeshme.

"Kërkohen veprime urgjente për të siguruar që të lënduarit të kenë akses në kujdesin mjekësor”, njoftoi agjencia e OKB-së, e cila u bëri thirrje të gjitha palëve të parandalojnë këtë cikël të dhunës në rritje.

 

Ora 09:01
Izraeli sulmon kampin e refugjatëve palestinezë, dhuna në Jenin një kujtim i betejës së vitit 2002

Sulmet ajrore në Jenin kanë vazhduar edhe pas ditës së djeshme, ku përplasjet mes militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite nuk munguan.

Sulmet ajrore dhe betejat me armë duket se po u kujtojnë palestinezëve ditët e këqija që ata jetuan gjatë operacionit ushtarak izraelit 20 vjet më parë, duke iu referuar asaj që quhet Beteja e Jeninit, e cila u zhvillua në vitin 2002, gjatë Intifadës së Dytë.

Më shumë se 50 palestinezë dhe 23 ushtarë izraelitë u vranë në më shumë se një javë luftime në Jenin. Ai pasoi një fushatë të sulmeve palestineze në Izrael dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, shumë prej të cilave përfshinin autorë nga qyteti.

Ekipet mjekësore palestineze kanë bërë thirrje për ndalimin e dhunës në mënyrë që ata të mund të evakuojnë të plagosurit nga kampi i refugjatëve në spitale.

Udhëheqja palestineze është planifikuar të takohet më vonë sonte për të vendosur se si t'i përgjigjet operacionit të Izraelit, raporton ajo.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 04/07/2023 09:04

    Hitleri nuk ju beri asgje ne krahasim me ate qe po i beni popullit Palestinez o njerez te felliqur , por do tju vije dhe ju ora bashke me ata plerat amerikane tju thyen hundet

    Përgjigju
    • Truri: 04/07/2023 11:10

      Turi pa truri , armiqesoj edhe Shban . Mos u merakos turi , izraelitet ka kush i mbron nga qenje si puna jote . Atje qendrojne si nje deshmi e fjales se Perendise.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë