Forcat e Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur, RENEA, kanë zhvilluar një stërvitje në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjashtë efektivë janë bërë pjesë e konkursit “Swat challange” për të treguar aftësitë e tyre.

Deri më tani, është zhvilluar faza e parë e testimit, ajo e garës teknike. 

Në këtë organizim marrin pjesë 73 forca speciale nga e gjithë bota.

Më pas sfidat do të jenë edhe për situate të ndryshme ku në fund të garës do të ndahen edhe çmimet

Forcat RENEA, ashtu si dhe forcat e tjera, do të testohen në 5 kategori të ndryshme, Gara Taktike, Kursi i pengesave, Shpëtimi i Oficerëve, Sfida e Kullës dhe Gara e Sulmit.